KAFE SHQETO/ Procesi i fiskalizimit të qeverisë Rama, Muço: Politikat e qeverisë janë të gabuara

11:49, 02/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” ishte Bujar Muço, nënkryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm për të diskutuar lidhur me procesin e fiskalizimit të qeverisë Rama. 

Ai ka treguar se si pasojë e ndryshimit të sistemeve fiskale të ndodhura gjatë këtyre viteve, duke sjellur një kosto shtesë për bizneset e vogla ky proçes ka dështuar.

Ndiqni intervistën e plotë:

Pyetje: Ky proçes fiskalizimi për një pjesë të mirë biznesesh rreth 14 mijë të tillë do të ketë disa probleme. Çfarë do të ndodhë me këto biznese dhe cilat janë kostot e bizneseve të tjera që e kanë aplikuar si proçes?

Bujar Muço: "Këto 14 mijë biznese që kanë mbetur jashtë procesit të fiskalizimit sipas analizës sime, një pjesë e madhe e tyre i kanë mbyllur qepenat, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur në mënyrë joformale jashtë këtij procesi. Kjo do të thotë se këto biznese kanë falimentuar, por pse? Ky faliment ka ndodhur pasi të gjitha politikat që ka ndjekur kjo qeveri në gjithë këto vite kanë qenë të gabuara.

Sistemet fiskale brenda këtyre viteve i kemi ndërruar 4 herë, dhe kjo ka sjellë një kosto shtesë. Para se të vihej në punë ky sistem i ri fiskalizimi, ju kushtoj taksa paguesve shqiptarë rreth 15 milionë lek, një sistem ky që gjeti qëndrueshmëri në aplikimin e bizneseve të vogla.

Sipas mendimit tim, ky ishte një shërbim efikas pasi bilanci bëhej çdo 24 orë. Ne si shoqatë e kemi kundërshtuar dhe argumentuar këtë sistem pasi do të sillte një kosto shtesë në kurrizin e bizneseve të vogla, kosto kjo që automatikisht do të binte mbi kurrizin e klientëve sepse kjo është pika fundore e bizneseve".

Pyetje: Cilat ishin arsyet që ky proces dha efektin e kundërt?

Bujar Muço: "Efekti i kundërt u dha në momentin e kostove shtesë që u dhanë në bizneset e vogla dhe të mesme. Një kosto kjo që fillon nga 500 deri në 1500 është e papërballueshme për vështirësitë në të cilën biznesi po kalonte atë kohë. E dyta, ishte një sistem shumë i ndërlikuar për kategorinë e bizneseve të vogla e të mesme kjo do të thotë se ishte i vështirë për tu dhënë me efikasitet. 

Në zonat rurale të Shqipërisë mungon rryma elektrike, jo më interneti  që po e po. Prandaj, po ti mbledhësh të gjitha këto faktorë, ishte shumë e vështirë për tu përballuar dhe kjo solli që mijëra biznese të falimentojnë, ndërsa një pjesë tjetër kanë ndjekur rrugën e informalitetit.

Ndaj themi që ky ishte një proçes i dështuar. Në momentin që taksat përgjysmohen ky kategori biznesi që paguan ryshfet, do të ndërgjegjësohet nga taksat e ulëta dhe kjo është një formë që duhet të praktikohet nga të gjithë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco