Kush është blerësi i vërtetë/ Endri Fuga caktohet drejtor i ABC News

Kush është blerësi i vërtetë/ Endri Fuga caktohet drejtor i ABC News

11:26, 02/02/2023
A+ Aa A-

Disa javë më parë u bë e ditur se televizioni ABC News u shit nga Klodian Allajbeu te biznesmeni i njohur kosovar Shkëlqim Devolli.

Por në dokumentet zyrtare figuron një emër anonim dhe jo i biznesmenit kosovar.

Ajo që bëhet me dije, dhe tani është e provuar, është se ABC ka kaluar në pronësi të Edi Ramës, pasi njeriu i tij më i afërt, Endri Fuga, po kontakton gazetarët për të ndërtuar TV-në e Ramës.

Telefonatat dhe takimet e para i bën Sokol Balla, më pas është Fuga që jep garancinë për stafin e ri deri në vitin 2025.

Burimet thonë se oferta është kjo: ‘Deri në zgjedhjet e vitit 2025 ju japim garanci, më pas nuk ka garanci pasi TV mund t’i kthehet biznesmenit kosovar në rast se humbasim zgjedhjet. Gjithashtu, nëse ndodh ndonjë tronditje (si rasti McMonigal) projekti ndërpritet dhe nuk iu marrim përsipër asgjë’.

Nga kjo lindin shumë pyetje?

Pse i duhet Edi Ramës edhe një TV tjetër, kur i ka të gjitha mediat?

Kush janë oligarkët që paguajnë te TV e Fugës për një TV që nuk ekziston në tregun e audiencës?

Sa është pagesa e oligarkëve për TV-në e Ramës?

A ka TV tjetër në botë që ka reklama, por nuk ka program e audiencë?

A ka TV tjetër në botë që rekrutimet i bën stafi i kryeministrit?

A ka TV tjetër në botë që për drejtor mban një gazetar, që programin e vet e ka në një TV tjetër?

Së fundi, një këshillë për Ramën: Sado që i bie tavolinës në zyrën tënde, dhe në zyra oligarkësh duke bërtitur ‘dua Syrin tim’, atë nuk do ta kesh kurrë, pasi suksesi i “Syrit” të vërtetë është tek denoncimi i qeverisjes suaj kriminale dhe jo tek paratë me detyrim që ju merrni oligarkëve për TV tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco