FOTOLAJM/ Në rresht për të mbrojtur Ramën nga skandali 'McGonigal'

FOTOLAJM/ Në rresht për të mbrojtur Ramën nga skandali 'McGonigal'

11:19, 02/02/2023
A+ Aa A-

Sërish, deputetët e mazhorancës u rreshtuan në mbrojtje të kryeministrit Edi Rama, i cili është zhdukur pas shpërthimit të skandalit të Charles McGonigal.

Me 66 vota kundër, ata nuk pranuan që të ketë një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për këtë skandal.

Kërkesa u hodh në votim nga kryetarja Lindita Nikolla, ndërsa këto foto tregojnë ‘ushtarët’ e Kuvendit duke votuar për të mbajtur Ramën fshehur.

Kuvendi kishte pranuar një interpelancë për këtë çështje, por Rama vendosi sërish të injorojë këtë kërkesë, duke dërguar në Kuvend për të diskutuar të zakonshmen: Elisa Spiropalin.

Pasi u zhduk pesë ditë nga mediat, kryeministri Edi Rama vazhdon të mos përballet publikisht për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco