‘Rama korruptoi zyrtarin e FBI’/ Salianji: Pranoni kërkesën për mocion me debat!

‘Rama korruptoi zyrtarin e FBI’/ Salianji: Pranoni kërkesën për mocion me debat!

11:03, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit të thërrasë në seancë kryeministrin Rama që të flasë për skandalin e Charles McGonigal.

Salianji theksoi se Rama me paratë e korrupsioni ka korruptuar zyrtarin e FBI, duke bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Salianji: Ka përdorur të gjithë asetetet publike dhe paratë e korrupsioni për të korruptuar zyrtarin e FBI, nëse kryeministri ka frikë ne e kërkojmë për një aferë personale ju nuk mund të caktoni dot se cilët janë deputetët që bëjnë debat të gjithë deputet duhet të dalin të flasin është po ai kryeministër që thotë se avionin e ka pa lekë dhe ku mund të bëhet sikur ka një seancë normale, pranoni kërkesën për mocion me debat se nuk bëhet seanca pa qenë ai, kryeministri kërkohen për një afër personale se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare. 

Ndryshe nuk ka kuptim seanca. Dje kryeministrit i doli skandali i avionit personal. Tha që e kam pa lekë, dje i doli kontrata e Shërbimeve Qeveritare. Pranoni kërkesën për mocion me debat, ti japim seancë parlamentarizmit. Ndryshe nuk mund të ketë seanca. Ka mundësi të ktheni përgjigje për këtë dhe t’i japim drejtim seancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco