'Përjashtimi i paligjshëm i Berishës'/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

'Përjashtimi i paligjshëm i Berishës'/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit

10:33, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama për të dhënë shpjegime për skandalin me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Por opozita bllokoi foltoren duke akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindida Nikolla për një vendim të paligjshëm për përjashtimin e deputetëve demokratë.

"Herën e kaluar ishte një seancë e turpshme. I gjithë procesverbalin nuk duhet të kalojë. Ishte nje votim që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në atë seancë ne kishim bërë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin. Ju e kaluat seancën në rrëmujë totale. Menjëherë ju njoftuat përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës. Një postier ju sjell një urdhër të Ramës. Si i përzgjodhët ata deputetë për t'i përjashtuar? Nuk e doni Sali Berishën në Kuvend, sepse nuk përballeni dot, silleni Ramën këtu për ata skandal. Ajo seancë nuk është e rregullt, duhet anuluar. Pra parlamentin e kthyet në qesharak," tha deputeti Luan Baçi.

Sipas opozitës, procesverbali është i manipuluar. Kurse kryetarja Lindita Nikolla tha se vërejtjet e tyre duhen depozituar te sekretaria.

Edhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka kundërshtuar procesverbalin duke thënë se është një ngjarje e shëmtuar që po i hiqet e drejta e fjalës opozitës.

“Procesverbali nuk është i saktë, ai ka mungesa të mëdha thelbësore për atë që ndodhen në seancën e kaluar, nuk përputhet me realitetin, duke filluar që nga mënyra që ju përjashtuat nga grupi i PD deputetët pa një propozim deri te çështja e mohimit të kërkesës për debat e deri te ndërprerja e fjalës. Këto duhet të paraqiten në procesverbal. Ajo që ndodhi dje është një ngjarje e shëmtuar. Ju vazhduat në linjën e goditjes së opozitës," tha Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco