Boçi dhe Shehu nga foltorja e Kuvendit: Kush krijon skenare këtu, po kërkon të fshehë skandalin Rama-McGonigal!

Boçi dhe Shehu nga foltorja e Kuvendit: Kush krijon skenare këtu, po kërkon të fshehë skandalin Rama-McGonigal!

10:24, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Trinan Shehu kanë dalë sot në foltoren e Kuvendit duke këmbëngulur për të kërkuar "Mocion me debat" në Kuvend për aferën e rëndë Rama – McGonigal, të cilën mazhoranca nëpërmjet kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, është hedhur në veprim për ta bllokuar me çdo kusht.

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi doli i pari në foltoren e Kuvendit, duke thënë se kryeministri Rama “përmendet 14 herë në aktakuzën e MCGonigal që është i marrë nën hetim dhe këtu në drejtësinë shqiptare ai duhet të ishte i pandehur, sepse ka korruptuar një nga figurat më të mëdha të inteligjencës amerikane.

Ku jeni ju proamerikanët?! Ku e  keni Kryeministrin? Parlamenti nuk është i një kahu, është i shqiptarëve.

Opozita, PD është aset kombëtar, është pasuri e çdo shqiptari dhe ne duhet të ngrihemi në këmbë për ta çuar atë njeri prapa hekurave. Ai nuk ka vend në politikën shqiptare.”

Pas Boçit, e mori fjalën deputeti Tritan Shehu: “Procesverbali i paraqitur para nesh nuk është i saktë, ka mungesa të thella për ato që ndodhën javën e kaluar, duke filluar që nga mënyra krejtësisht kundër me rregulloren, pa një bazë, deri tek çështja e mohimit për mocion me debat dje deri tek ndërprerja e fjalës.

Ajo që ndodhi dje është pa dyshim ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë; ju vazhduat në linjën e goditjes ë opozitës, të mohimit të fjalës së saj. Ky parlament nuk mund të diskutojë asgjë tjetër përveçse të hapë debatin me mocion. Pa u bërë ai debat për skandalin Rama – MCGonigal, për qëndrimin ndaj kryeministrit... Këto janë elementë që nuk pasqyrohet dhe edhe sot guxohen të mohohen, po kushdo që kërkon të krijojë të tjera skenare këtu kërkon të fshehë atë skandal që ndodhi.”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco