Nikolla i heq fjalën, Boçi: Rama duhet të dalë nga këtu me pranga në duar

Nikolla i heq fjalën, Boçi: Rama duhet të dalë nga këtu me pranga në duar

10:19, 02/02/2023
A+ Aa A-

Ka nisur sërish me debate dhe tensione seanca e sotme e Kuvendit.

Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi tha se sot duhet të ketë një mocion me debat për skandalin Rama-McGonigal. Ai kërkoi praninë e Ramës në sallë, por si gjithmonë, kryetarja Lindita Nikolla ndërhyri duke i hequr fjalën.

Kjo solli momente tensioni në sallë dhe garda bllokoi foltoren.

“Nga këtu, ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar,” tha Boçi.

Ai u shpreh se në procesverbalin e herës së kaluar nuk ka gjetur asnjë arsye se përse u përjashtuan për 10 ditë nga parlamenti deputetët e PD.

"Kur opozita kërkon të drejtën e saj, ju bëni vazhdimin e skenarit, organizmi dhe zbatimi i eliminimit të opozitës. Është e njëjta formë, paksa në miniaturë. Ky parlament është i korruptuar nga Rama, jo me para… me kërcënime dhe dhunë që ushtrohet në këtë parlament për t’i hequr fjalën opozitës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco