Analiza e Peter Lucas në ‘Boston Herald’: Yuri Kim ndihmoi Ramën për të goditur Berishën për llogari të Soros

Analiza e Peter Lucas në ‘Boston Herald’: Yuri Kim ndihmoi Ramën për të goditur Berishën për llogari të Soros

10:10, 02/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Peter Lucas, ka publikuar një analizë në një prej gazetave më të rëndësishme në SHBA, në ‘Boston Herald’.

Ai shkruan se skandali i Charles McGonigal ishte një goditje për Edi Ramën dhe vetë SHBA-në, që e ka mbështetur hapur atë.

Por Lucas shkruan se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ndihmuar Edi Ramën për të goditur Sali Berishën për llogari të George Soros.

“Lidhja e Ramës me padinë e McGonigal është një goditje për liderin shqiptar dhe një kthim pas për SHBA-në, e cila ka mbështetur hapur Ramën, një socialist, ndaj armikut të tij politik, Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe kreu i Partisë Demokratike të opozitës.

SHBA janë aq thellë në politikën shqiptare, saqë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, si favor për Ramën, u përpoq që të largonte Berishën nga parlamenti, edhe pse Berisha ishte zgjedhur konform rregullave. Berisha do të kërkojë të rrëzojë Ramën në zgjedhjet e vitit 2025.

Berisha, një kardiolog, udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë në vitin 1991 dhe më vonë ishte kryeministër i saj. Ai është një kundërshtar i vendosur i George Soros dhe i Fondacionit të tij të Shoqërisë së hapur, i cili kërkon të ‘reformojë’ sistemin gjyqësor penal shqiptar siç kanë bërë në SHBA. Berisha e quan Sorosin ‘arkitektin e korrupsionit’.

Ndonëse Berisha ishte jashtë detyrës për tetë vjet, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken e shpalli Berishën persona non-grata, për akuza të paspecifikuara dhe të paprovuara për korrupsion, të cilat Berisha i ka mohuar.

Berisha e ka quajtur hakmarrje, për shkak se Blinken thuhet se ka lidhje të ngushta me Sorosin. Babai i Blinken, Donaldi financoi Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Soros në Universiteitn e Evropës Qendrore në Budapest, të cilin e ka themeluar Soros. Soros është nga Hungaria.

Nëse McGonigal flet, të gjithë do të dëgjojnë,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco