Eraldo Stafuka: KQZ ka precedent Bindjen Demokratike në vitin 2018, regjistrimi i PD-së së Berishës është detyrim

10:06, 02/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në SYRI Tv ishte gazetari dhe aktivisti politik, Eraldo Stafuka.

Ai është shprehur se KQZ duhet që të regjistrojë PD e Berishës në zgjedhjet lokale pasi për të njëjtën çështje në vitin 2018  ka regjistruar Bindjen Demokratike.

Ndër të tjera ai ka argumentuar faktin se, Rama nuk ka pranuar që Durrësi të futet në votimin elektronik, sepse kërkon që të manipulojë procesin e votimin për shkak të interesave të errëta me portin.

"Celibashi në një prononcim për media është shprehur se qëllimi kryesor është të shtrihet në 6 bashki, por për efekt kohor është marrë vendimin që procesi të shtrihet në dy bashki si Kamza dhe Elbasani.

Po pjesë e këtij procesi ishte dhe Durrësi që është kundërshtuar nga qeveria, pasi interesi i votimit atje është shumë i madh dhe kërkon një votim jo elektronik ku të ndërhyjë me makinerinë e vjedhjes së votave, me një qëllim kryesor të mbajë me çdo kusht bashkinë, sepse projekti i portit për ato është shumë i rëndësishëm.

Partia Demokratike nuk duhet që të pengohet nga Celibashi pasi në vitin 2018 për të njëjtën çështje është bërë regjistrimi i Bindjes Demokratike dhe argumenti i ish-kreut të KQZ, Kume se PD e grupit të rithemelim nuk regjistrohet dot është i pasaktë, kjo bie në kundështim sepse kemi dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje.

Dosja McGonigal ka nxjerrë në pah se në çfarë pikë ka arritur, Rama për të shkatërruar opozitën dhe për të sulmuar lidershipin e saj, Berishën duke paguar para të krimit dhe korrupsionit që ta shpallin non-grada.

Përmendja e emrit të Ramës drejtpërdrejtë dhe jo me iniciale është një mesazh shumë i qartë i administratës së SHBA mbi këtë problem, ku nuk do të vonojnë sanksionet ndaj tij.

Protesta e opozitës në këndvështrimin tim, ka vetëm një synim kryesor dhe fundor, rrëzimin e qeverisë më të korruptuar në europë dhe në botë që e ka dërguar Shqipërinë në një pikë shumë serioze të ekzistencës së saj".- Tha ai ndër të tjera.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco