Berisha: Largim Edi Ramës me të gjitha mjetet, përfshirë mosbindjen civile

20:10, 01/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha mblodhi sot drejtuesit politikë në qarqe, lidhur me organizimin e protestës së 11 shkurtit. 

Berisha tha në deklaratën që mbajti përpara mediave, pas përfundimit të mbledhjes, se Edi Rama duhet të largohet me të gjitha mjetet, përfshirë edhe mosbindjen civile. 

Lëvizjen e opozitës për largimin e kryeministrit, Berisha e cilësoi mision të të gjitha misioneve. 

"Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë. 

Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmorr me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij. 

Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar", u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco