Strazimiri: Protesta nuk do të ndalojnë, qëllimi kryesor rrëzimi i regjimit të Ramës

20:01, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 me Armela Ferkon në Syri Tv ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

Strazimiri ka komentuar natyrën e protestave që do të zhvillojë opozita kundër regjimit të Ramës, kjo pas skandalit me zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

"11 shkurti është sezoni i fillimit të protestave, me frekuencë të fortë dhe masive, ku do t'u bëjmë thirrje jo vetëm demokratëve, por të gjithë shoqërisë që të na bashkohen.

Partia Demokratike është në një betejë për ekzistencë nga një sulm i paprecedentë korruptiv, vrasësish me pagesë, të paramenduar dhe gjakftohtë.

Partia Demokratike është opozita kryesore në Shqipëri, pa atë ne kthehemi në monizëm dhe nga kjo pikëpamje është një betejë e të gjithë shoqërisë.

Të gjitha opsionet se si do të zhvillohet protestat janë të hapura, do të merret vendimi kolegjial i të gjithë drejtuesve të PD.

Nëse do të kishim mundësi do ta rrëzonim tani Ramën, dhe do të vazhdonim një fushatë të lirë e demokratike, për fat të keq në dorën tonë është vetëm të frymëzojmë dhe të udhëheqim procesin, kjo është një betejë finale e luftës për ekzistencë.

Kjo do të jetë një protestë më e madhe dhe e fuqishme se të tjerat, ku në thelbin e saj do të jetë revolta ndaj regjimit. Për fat të mirë skandali Rama-Gate po trajtohet nga autoritetet amerikane. SHBA e konsideron konspiracion ndaj shtetit të tyre, por ky është edhe konspiracion ndaj Shqipërisë. Rama me një plan të mirëpërcaktuar, gjakftohtë dhe i projektuar ka vendosur nën sulm përmes Mc Gonigal, të rekrutuar nga një oficer i sigurimit të shtetit, i pajtuar që të godasin dhe asgjësojë opozitën shqiptare në dy drejtime.

Ata ia dolën të shantazhojnë Bashën, për shkak të dosjes Muzin. Dhe në drrejtimin e dytë ka qenë porosia e zbatuar të një likuidimi politik të Sali Berishës nga skena nëpërmjet një të shantazhuari si Basha.

Faza e parë e shantazhimit të Bashës iu doli me sukses, ndërsa iu ngeci në fyt likuidimi politik i Berishës. Plani B është ajo  që ne sot e quajmë vula. Kjo është e njëjta aferë, me të njëjtin qëllim, për të njëjtën arsye. I shantazhuari  që mban në dorë vulën, edhe sikur të dojë nuk e le Rama që ta lëshojë, që të bëjnë të pamundur ringritjen e Partisë Demokratike ku të paraqitet në zgjedhje dhe të ndryshojë regjimin,"- tha ndër të tjera Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco