Skandali McGonigal, BakallI: SPAK të nisë menjëherë hetimet për Ramën

19:24, 01/02/2023
A+ Aa A-

Aktivisti i diasporës Nador Bakalli duke folur në “Task Force” me Sonila Meçon ne SYRI TV, tha se SPAK duhet të të hapte një hetim të menjëhershëm per dosjen e FBI-se per Edi Ramën.

Sipas tij mos hapja e hetimit nga SPAK, vjen për shkak të politikës së pakët, ku edhe pse jemi në prag zgjedhjesh elektorale duhet të merremi me skandalet e kryeministrit dhe jo me problemet e qytetarëve.

"Çështja e komisionit të Jim Jordans është diçka e rëndësisë së veçantë që në gjykimin tim edhe opozita shqiptare, duke përfshirë të gjithë aktivistët që nuk janë pjesë e opozitës por që e shohin me sytë hapur se cfarë bën sot regjimi, duhet të gjejmë mënyrën për të marrë kontakt me komisionit se aty përmentet emri i kryeministrit tona 14 herë në dosje.

Nuk ka asnjë sens që SPAK-u të presi dhe ti thojë më sill akt padinë amerikane. Po mirë, po letërporosia çfarë është? Që në momentin që u përhapën në media, u përmendën të paktën tre shqiptarë ose më shumë duke përfshirë edhe kryeministrin, SPAK-u automatikisht duhet të fillonte të merrte  kontakte dhe të hapte një hetim. Mos lejimi i komisionit hetimor në parlament shkon në vazhdën e asaj që ne kemi kaq kohë që e shohim të gjithë bashkë, që këtu bëhet shumë pak politikë.

Jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe ne flasim për çështjen e McGonigal, flasim për inceneratorët, flasim për rrugët nga 20 milion euro. Nuk flet askush për hallet e qytetarëve. Pse? Sepse këto na kanë marrë frymën. Është mbushur kupa aq shumë me skandale nga kjo qeveri se këtu bëhet pak politikë edhe merremi shumë me këto gjëra.

Këtu ka një vareiabël që është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë dhe unë gjykoj që nuk përmendet shumë.

A ka kaq vite Edi Rama që përmend rublat ruse për partinë demokratike? E ktheu atë sensivitet që ka për ndërhyrjet ruse kundër partisë demokratike. Sot atij kjo shuplakë iu kthye mbrapsht dhe i ra në fytyrë. Influenca ruse sot që flasim është në të njëjtën linjë me atë që po mundohej të bënte ai, pra të sulmonte opozitën.

Duke përdorur sot këtë ndjeshmëri ndaj influencës ruse, unë gjykoj ë opozita do ta marri këtë kauzë dhe do ta bëjë pothuajse primare me incenmeratorët dhe të tjera. Influenca ruse nuk është tëk opozita, është tek qeveria."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco