VIDEO/ Tedi Blushi: Në 11 Shkurt e gjithë Shqipëria do të derdhet para Kryeministrisë!

18:17, 01/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, se skandalet e panumërta të qeverisë kanë revoltuar shqiptarët. 

Në protestën e 11 Shkurtit, Blushi tha se e gjithë Shqipëria do të derdhet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë. 

Ai renditi edhe arsyet pse shqiptarët do të protestojnë për largimin e Edi Ramës.

"Shqiptarët kanë 1001 arsye që të dalin në protestë në 11 shkurt, sepse Edi Rama paratë e tyre, paratë që duhet të shkonin për rritjen e pagave, pensioneve, për shërbimet në infrastrukturë, Edi Rama i vjedh për të mbajtur në mënyrë mafioze pushtetin e vet. Edi Rama bashkë me Erion Veliajn fut duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve për t'i vjedhur, besoj është e mjaftueshme që e gjithë Shqipëria në datën 11 shkurt të derdhet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"", u shpreh Blushi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco