Keltis Kruja: Skandali vërtetoi se nëse i lihet hapësirë, Rama është i aftë të eliminojë pluralizmin

18:36, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Taske Force me Sonila Meçon në Syri Tv ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Keltis Kruja.

Sipas tij, ne duhet që të ndërgjegjësohemi si opozitë dhe shoqëri që të kuptojmë se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri nëse i lihet një hapësirë e tillë.

"Ky skandal ishte e fundit e një sërë skandalesh që e kanë prekur këtë qeveria, edhe pse themi që kjo qeveria reziston se është e fortë dhe nuk po i bën dëm asnjë skandal, por nuk është vërtetë. Tentativa që ai ka bërë për të shkuar në nivelet më të larta të FBI tregon se ai përdor çdo lloj mjeti se  është i dobët.

Ky skandal që u zbulua në Amerikë tregon se me paratë e korrupsionit dhe paratë e pista, Edi Rama ka paguar një zyrtarë shumë të lartë sepse ka dashur dhe e ka pasur si qëllim zhdukjen e opozitës shqiptarë dhe të godasë drejtpërdrejtë pluralizmin në Shqipëri.

Ne duhet që të ndërgjegjësohemi si opozitë dhe shoqëri se duhet që të kuptojmë se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri nëse i lihet një hapësirë e tillë, kjo buron kryesisht dhe nga frika që ai ka.

Në këtë linjë është edhe historia e famshme e çështje që ka PD me një pjesë që pretendojnë se janë pjesa e vulës po mbahet peng gjykatat që administrohen nga Rama

Po shkojmë në zgjedhje dhe partia më e madhe e opozitës nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje pra kjo është e njëjta linjë në shkatërrimin e opozitës së vendit."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco