Tedi Blushi: Veliaj takoi McGonigal për t'i vendosur gjobë një pronari media në Tiranë?

18:31, 01/02/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaron se Erion Veliaj ka zhvilluar takime me ish-shefin e FBI, Charles McGonigal. 

Në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Blushi u shpreh se Veliaj është angazhuar përmes McGonigal për t'i vendosur gjobë një pronari media në Tiranë. 

Tedi Blushi tha gjithashtu se ka personazhe të tjerë të biznesit, gjyqtarë, ish-gjyqtarë dhe zyrtarë të shtetit që janë shantazhuar nga Personi A dhe Personi B, për të vjelur para. 

"I drejtohem me një pyetje dhe e ftoj për transparencë kryetarin e bashkisë së Tiranës: A e ka takuar Erion Veliaj agjentin e FBI? Kjo është një pyetje që besoj do të marrë përgjigje prej tij. Nga raportimet që ne kemi nga burime të besueshme na kanë bërë me dije se është takuar dhe është përfshirë në një çështje në Tiranë, për t'i vendosur gjobë një pronari medias. Duhet ta jepte përgjigjen drejtësia, por SPAK-u po vonon. Ka patur oligarkë, zyrtarë aktualë apo të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë të cilët janë shantazhuar, ose të tentohen të blihen nga çirakë të Edi Ramës, Personi A dhe Personi B, në këmbim të një premtimi ose do t'i hiqej fakti që nuk merrte dot vizë amerikane, duke keqpërdorur emri i SHBA dhe sigurisht është implikuar me pa të drejtë ambasada amerikane në Tiranë. Kanë keqpërdorur emrin e SHBA për të vendosur gjoba apo për të vjelur para nga persona të ndryshme. A mund të më thotë dikush çfarë e lidh Safet Gjicin me anti-terrorin e SHBA? Taulant Ballën i lidhur me bandat në Elbasan çfarë e lidh me anti-terrorin dhe kundërzbulimin amerikan?", u shpreh Tedi Blushi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco