Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Alba Kepi: Rama ka marrë një goditje të pariparueshme. E pësoi në atë çfarë ka më të shenjtë!

18:31, 01/02/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, mbi skandalin e fundit për aferën Rama-McGonigal.

Kepi u shpreh se Rama ka humbur shumë në këtë skandal dhe se dëmet për imazhin e tij në politikat dhe mediat botërore janë të parikthyeshme.

“Të gjitha këto vërtetojnë atë që tha dhe Meta që jemi një shtet monist, që Rama kontrollon drejtësinë mbasi nuk njeh vendimin e gjykatës, kontrollon shtetin legjislativ, parlamentin i cili është sovran, pra kontrollon gjithçka. Megjithatë jemi nga data 6 dhjetor kur ishte mitingu i fundit që mbajti Berisha deri më 11 shkurt, jemi plotësisht dy muaj që në këto dy muaj shteti monist i Ramës ka prodhuar mega-skandale të cilat prokupojnë çdo regjim demkoratik dhe çdo sistem. Ajo që unë mendoj është se sido që të shkojë jemi mësuar me strategjinë e Ramës që përballë çdo skandali e minimalizon e injoron dhe vë në lojë të gjithë, por me këtë çfarë ka ndodhur ai vë në në lojë atë që ka më të shenjtë, atë në çfarë ka investuar në dy dekada që është në politiikë, është goditur në imazhin gjeo-politik dhe rëndësinë politike. Dhe çfarë pret ai nga mediat boëtërore? Fakti që ai është përfshirë në një skandal të tillë është një goditje që ka marrë, e pariparueshme, që do duhen vite, dhe gjithçka ka bërë për të pasur një qasje të tillë ka shkuar dëm”, u shpreh Kepi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco