SHBA garanton Kurtin, Hovenier: Kosova të bëjë asociacionin, s’do ketë copëzim

SHBA garanton Kurtin, Hovenier: Kosova të bëjë asociacionin, s’do ketë copëzim

17:41, 01/02/2023
A+ Aa A-

Porosinë dhe garancinë e fuqishme amerikane i përsëriti edhe në Gjakovë.

 ‘Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çfarë nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive’, tha ambasadori Hovenier.

Ambasadori Hovenier, i cili të martën zhvilloi një takim konsultues për dy orë me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile në Prishtinë lidhur me formimin e asociacionit, tha se qëndrimi i SHBA në mbështetje të Kosovës si shtet sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur, mbetet i palëkundur.

Megjithatë as këto garanci të forta amerikane nuk kanë arritur ta bindin kryeministrin Albin Kurti, që vazhdon të refuzojë formimin e asociacionit me arsyetimin se bie në kundërshtim me kushtetutën.

 ‘Kërkesat, nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice jam kryeministër edhe i tyre dhe i plotësoj. Por s’mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, shumë më tepër ka shqiptarë në Serbi sesa në Kosovë. Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, në Kosovë gati 7 për qind’, u shpreh Kurti.

Më herët gjatë javës u publikua edhe një projekt-statut për asociacionin e komunave më shumicë serbe në Kosovë, të përpiluar nga fondacioni gjerman, Friedrich-Ebert. Në të parashikohej që kjo bashkësi të ketë simbolet e veta, një kuvend dhe një kryetar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco