Harta e re gjyqësore / Petani: Njerëzit do të kenë 'ndërruar jetë' kur të përfundojë gjykimi në Apel

17:27, 01/02/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferko për të diskutuar hartë e re gjyqësore në vend ishte, Lorval Petani, kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës.

Petani është shprehur se ky vendim, i cili është marrë në kundërshtim të plotë të interesave të qytetarëve dhe dhomës së avokatisë, pasi do të duhet që kostot të dyfishohen dhe koha e zgjidhjes së një problemi do të zgjasë në vite.

"Kjo është një zgjidhje alternative për shkak të pasojave, se Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e ka marrë parasysh. Godina ekzistuese e Gjykatës së Apelit në Tiranë, nuk është në gjendje të përballë gjyqtarët dhe fluksin që ka, për këtë arsye kanë gjetur një zgjidhje alternative se çështjet që janë në shqyrtim në Gjykatën e Apelit të gjykohen atje.

Kjo nuk është zgjidhje efiçente sepse gjyqtari do të largohet nga Tirana dhe do të shkojë që bëjë gjyq në Shkodër, Elbasan ose Gjirokastër dhe si pasojë ai do të lërë punën atje dhe do të mbesin çështjet pezull në Tiranë. Kjo vjen si rezultat dhe i vendimit të mëparshëm KLGJ i cili gjatë muajit janar ka marrë vendim që të pezullojë të gjithë shortet e gjykimeve në Gjykatën e Apelit duke gjykuar vetëm çështjet që ishin në shqyrtim. Në muajin janar nuk ka pasur çështje të regjistruar dhe kemi pasur vetëm masën e sigurisë.

Ne si Komiteti i Avokatëve nuk e kemi ndryshuar mendimin tonë deri në fund, pasi do të jetë koha ajo që do ta tregoj se cili kishte të drejtë. Në anë të kundërt është KLGJ e cila ka ndërruar opinion për zgjedhjet që ka bërë.

Jemi në dijeni të faktit se pak kohë më parë u ngrit problemi i financave pasi nuk kishte fonde të mjaftueshme që të administrohej Gjykata e Apelit në Tiranë. Ajo që ne kemi ngritur vazhdimisht është se nuk ka raport financiar se çfarë kostoje ka ky projekt të gjitha pretendimet tona po vërtetohen.

Shqetësimi më i madh që do të ndodhë me zbatimin e hartës së re gjyqësore në vend është që nga sot qytetarët e Durrësit, Kavajës, Elbasanit nuk kanë një Gjykatë Apeli.

Problemi më i madh është kostoja e madhe e qytetarëve, avokatëve sepse do të duhet që një avokat të vijë nga Gjirokastra, Shkodra për të zhvilluar një gjyq në Tiranë në Gjykatën e Apelit. Do të kemi një shtyrje të pafund gjyqesh dhe një rrumujë e madhe ku njerëzit do të duahet të presin për vite që të zgjidhin një problem civil ose penal".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco