Edith Harxhi: Rama nuk largohet vetëm më votë fatkeqësisht, duhet të gjejmë forma të ndryshme

22:17, 31/01/2023
A+ Aa A-

Edith Harxhi anëtarja e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike e ftuar në Syri Tv në “A Show” me Adi Krastën, u shpreh se Rama nuk largohet vetëm më votë fatkeqësisht.

Në demokraci duhet të gjejmë forma të ndryshme që ta largojmë këtë qeveri që po grabit gjithçka që mundet në këtë vend.

”Nuk është diksutimi i parë, ky diskutim ka filluar shumë herët që në muajin korrik, menjëherë pas protestës të 7 korrikut më pas ne kemi diskutuar si kryesi për të vijuar protestat dhe sidomos për të vënë 'pikat mbi i' në atë që ‘vota është ajo që përfaqëson gjithçka’, por kjo qeveri fatkeqësisht nuk largohet edhe me votë. Është një qeveri e cila në demokraci normalisht duhet të gjesh forma të ndryshme që t’i shërbejnë qëllimit final që është rikthimi i demokracisë në fund fare.

Bashkësia ndërkombëtare ka vijuar që të tolerojë një qeveri si kjo e Shqipërisë, një autokraci siç është kthyer kjo e Edi Ramës, për faktin se Shqipëria është vend që nuk është destabilizuar dhe nuk destabilizohet kollaj, pse? Sepse nuk ka probleme etnike dhe nuk ka as probleme kufinjsh. Është ruajtuar Shqipëria në një qelq duke pasur parasysh se ky duhet të jetë vendi që nuk duhet të destabilizohet në asnjë moment.

Ka funksionuar stabilokracia dhe kjo stabilokraci po deformon edhe atë sistem sigurie që i është vendos pas luftës së Kosovës, sepse ai është një rreth vicioz që nëse i vendos më shumë peshë sigurisë në rajon, vjen një moment që do mbyllësh sytë para disa reformave shumë të rëndësishme që i bëjnë demokraci këto demokracitë tona të brishta. Duke qenë një imazh i tillë për Shqipërinë, gjithmonë janë munduar të konsiderojnë faktin që këtu nuk ka ngritje, dmth ngritja e fundit e këtij populli ishte e 21 janarit ku përsëri bashkësia ndërkombëtare funksionoi sepse tha që nuk është kjo mënyra”, u shpreh Harxhi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco