Goci: Ambasada amerikane po hesht qëllimisht. PD epërsi morale të jashtëzakonshme ndaj Ramës!

22:06, 31/01/2023
A+ Aa A-

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci i ftuar në "A Show" me Adi Krastën në Syri Tv u shpreh se Partia Demokratike ka një epërsi morale pavarësisht me çfarë vështirësish përballet.

Sipas Gocit në lidhje me skandalin korruptiv të kryeministrit me McGonigal ambasada amerikane ishte e para e cila duhet të reagonte sepse ishte në dijeni, por kjo heshtje e saj vjen qëllimisht.

Qeveria ka një tendencë që cdo gjë të zhvillohet në televizion sepse në televizion bëhen premtimet e mëdhaja dhe ushqehet një virtualitet të cilin qeveria e ka shumë qejf. Për mua është një gabim i madh sepse kjo është e gjitha politike dhe unë në atë hapësirën time që kam në rrjetet sociale kam shkruajtur që Partia Demokratike nuk ka rëndësi se në çfarë vështirësish është, por ka një epërsi morale të jashtëzakonshme.

Ambasada nuk ka marrë një hap për të mbajtur një qëndrim për të reaguar që kur kanë qenë vizitat sepse mendoj që ka qenë në dijeni.

Ambasada informohet kur ka vizita të rëndësishme, kur vijnë personazhe që janë me shumë pushtet dhe me shumë rëndësi në SHBA dhe mendoj se duhet që ambasada të kishte një reagim. Mendoj që nga pozicioni i ambasadës të paktën të shpjegohen ato rrethana që janë rrethana zyrtare që ‘ne s’kemi marrë vesh gjë, nuk na ka thënë njeri’. Fakti që as kjo nuk bëhet do të thotë që ka një heshtje të qëllimshme e kryer në rrethana ku ndoshta e kundërta nuk bëhet dot”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco