Luçiano Boçi: 'Rama-Gate' i planifikuar në detaje, qëllimi ishte eliminimi i opozitës nëpërmjet lobimeve të errëta

21:30, 31/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv, ishte kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi. Boçi është shprehur se skandali që ka ndodhur me kryeministrin dhe veprimet e tij, duke rrezikuar demokracinë e aleatit më të madh strategjik, është në nivelet e të paimagjinueshmes.

Ai e ka akuzuar Ramën se të gjithë këtë skandal e ka parashikuar me detaje dhe synimi final ka qenë eliminimi i opozitës, me shpresën se kjo nuk  do të zbulohej kurrë, për shkak dhe të lidhjeve të errta që ai kishte në SHBA, por jo vetëm.

"Kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar në këto 110 vite, ku kryeministri implikohet në një aferë korruptive jo thjeshtë për interesa të shtetarëve të tij por në dëm të shtetarëve, demokracisë dhe prosperitetit.

Qeverisja të gjithë potencialin e saj, e ka kanalizuar në eliminimin e opozitës, këtu ka angazhuar shumë mekanizma përfshirë dhe mekanizmat e pisët të luftës politike të papara, kjo nuk është një trill por një realitet që kapërcen imagjinatën. Kryeministri paguan si killer që të vrasë opozitën e vendit të tij, sistemin demokratik, jo vetëm këtë, por dhe të godasë sigurinë kombëtare të një shteti magjik në demokraci dhe me institucione magjike si SHBA.

FBI dhe CIA janë dy institucionet që sigurojnë pjesën e imazhit të Amerikës, së demokracisë së saj dhe janë elementet kryesore të fuqisë si aspektin e brendshëm por edhe të jashtëm.

Rama e ka pasur suksesin e tij përkohësisht, që ka marrë dhe benefitet e këtij operacioni vrasës. Nuk duhet të harrojmë që po të mbështetemi te deklaratat e tij, ai shprehej se unë jam një hap përpara, për të treguar se ai ka parashikuar një situatë vrasëse, dhe duke qenë një hap para në goditjen që i jepte opozitës, kjo gjë i siguronte dhe suksesin politik. Suksesi politik i tij bazohet në lotime dhe jo në arritjet e qeverisë dhe qeverisjes.

Deri në lartësinë e Blinken ekzistojnë të gjitha mundësitë që lobimet mund të bëhen pis. Ne kemi përballë faktin se janë paguar para nga kryeministri, të urdhëruar nga ai, nëpërmjet njerëzve të tij, për të vënë në lëvizje misionarë të caktuar, në këtë rast të inteligjencës amerikane, që të godiste opozitën në pjesët më kryesore të funksionimit të saj, brenda sistemit demokratik duke e ruajtur opozitën në letër dhe duke e goditur në betejat elektorale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo ishte një operacion i mirë-studiuar dhe i mirë-financuar dhe nuk ka qenë aspak rastësor por i menduar në detaje, një kryeministër që godet dhe korrupton një institucion që siguron mbarëvajtjen e brendshme të një shteti demokratik si është SHBA, duket shumë e paimagjinueshme, kjo ka ndodhur, fatkeqësisht jemi përballë një realiteti tani.

Skandali nuk është thjeshtë dramë por një tragjikomedi, sepse Rama nuk u ndodh në një situatë dramatike të jetë,s por ai u përfshi vetë me dëshirën e tij në bazë të një parimi popullor ‘Të hyftë vetja në qejf’, dhe në këtë qejf politik, të liderit global, si e ai e ka artikuluar në format sesi do të futet në histori, ai ka bërë haptas hapi gabime, me idenë e vrasjes së opozitës se nuk do të zbulohet asnjëherë dhe në bazë të lidhjeve të forta që ai kishte." -Tha ai ndër të tjera.

/Syri.Net-Eraldo Stafuka/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco