Ilir Meta: Të zbardhen të gjitha takimet e McGonigal me zyrtarët e lartë të drejtësisë

Ilir Meta: Të zbardhen të gjitha takimet e McGonigal me zyrtarët e lartë të drejtësisë

20:33, 31/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon zbardhjen e të gjitha takimeve të Charles McGonigal me zyrtarët e lartë të drejtësisë në vend. 

Në programin Debat në A2 CNN, Meta u shpreh se “ky skandal dokumentoi se zoti Rama korruptonte zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për t’i përdorur ata në interes të luftës së brendshëm politike për të përçarë opozitën, për të forcuar autokracinë e tij”.

Pyetje: A është e provueshme se ku e ka shkelur ligjin kryeministri Rama në këtë histori?
Meta
: Vetë fakti që emri i tij përmendet 14 herë në dosje tregon implikimin e tij në këtë çështje. Është i vetmi zyrtar i lartë në rajonin tonë. Në hetim janë të gjitha komunikimet jo vetëm me Ramën, por edhe persona të tjerë, anëtarë qeverie apo deputetë. Nga ato fragmente që kemi parë të akuzave se përse personi A do t’i jepte 225 mijë dollarë këtij zyrtari të lartë të FBI-së kundër opozitës, për të hetuar një lobist kundër opozitës shqiptare”.

Pyetje: A duhet të nisë hetimet drejtësia shqiptare për këtë çështje?
Meta
: Nuk e di se çfarë duhet të bëjë SPAK, por kjo çështje duhet të kishte nisur që në momentin që gjithçka u bë publike, pasi akuzat janë bërë publike. Përfshirja jo vetëm e Ramës, por edhe të personave të tjerë nga Shqipëria është evidente dhe është detyrë e institucioneve shqiptare që ta ndjekin këtë çështje sepse është e një rëndësie të madhe. Kjo është një thikë mu në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Njëkohësisht, ky rast tregon edhe sesi përdoret në mënyrë të paligjshme zyra dhe pushteti i kryeministrit në mënyrë antikushtetuese për të goditur opozitën dhe pluralizmin.

Kryetari i PL u shpreh se është shumë e rëndësishme që të zbardhen të gjitha takimet e McGonigal, ish-zyrtarit të FBI-së, me persona që punojnë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe a ka pasur ai ndikim në zbatimin e reformës në drejtësi.

“Është e rëndësishme që të zbardhen takimet e tij me të gjithë personat që punojnë në prokurori, që punojnë në SPAK, që punojnë në gjykata dhe a ka patur ndërhyrje për zbatimin e reformës në drejtësi, duke manipuluar në emër të Departamentit të Drejtësisë apo të FBI-së, ku ai mbante një pozicion shumë të lartë”, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco