SYRI TV/ Kushtetuesja legjitimon padinë e PD për ‘Butrintin’, Zhupa: Palë me deputetët edhe Presidenti e KLSH

14:34, 31/01/2023
A+ Aa A-

Pasi Gjykata Kushtetuese legjitimoi kërkesën e 36 deputetëve të opozitës kundër dhënies me koncension të Parkut të Butrintit, deputetja e PD, Ina Zhupa dha detaje për mediat lidhur me avancimin e padisë. Ajo njoftoi se palë në këtë kërkesë janë edhe Presidenti i Republikës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, të cilët vlerësojnë se koncensioni është antikushtetues dhe cenon interesin publik. Zhupa shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë ligjin dhe  betejën sipas saj do ta fitojnë qytetarët.

Nga SYRI TV

Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit për koncensionin e Butrintit.  Në një konference me gazetarët, deputetja e PD Ina Zhupa, deklaroi se  deputetët demokratë nuk janë të vetmit  që kërkojnë anulimin  e koncensionit, duke shtuar se palë në  këtë çështje janë edhe dy institucione të tjera të pavarura,  Presidenti i Republikës dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas Zhupës, marrëveshja për dhënien me koncension të Butrintit është antikushtetuese  dhe cenon trashëgiminë kulturore të vendit. Ajo shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do të vendosë shfuqizimin e ligjit, pasi shkeljet  janë flagrante.

Në seancën e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku do të merret edhe vendimi për këtë kërkesë, do të jetë e pranishme edhe deputetja Zhupa ku do të parashtrojë argumentet ligjore  si dhe një grup juristësh, për të cilët Zhupa tha se do ta mbrojnë çështjen me profesionalizëm. Ndërkohë, PD i ka kërkuar Kushtetueses që pjesë e  seancës të jenë edhe ekspertët e trashëgimisë kulturore për të dhënë mendimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco