'Një ministër më kërkoi ta shëroj nga reumatizma' - Iriqi bisedon me McGonigal

'Një ministër më kërkoi ta shëroj nga reumatizma' - Iriqi bisedon me McGonigal

14:26, 31/01/2023
A+ Aa A-

Iriqi: - Me qenë se e ke pak të vështirë emrin a pranon të të quaj Mc Goni?

Mc: - Jo, jo. Më thirr Mec Dollari.Kështu ma vuri emrin dashnorja ime.

Iriqi: - Po pse?

Mc: - Se pas çdo kthimi nga Shqipëria unë vija me disa çanta me para. Madje një herë u mbush plot dollapi dhe i lashë në dysheme. Hedhur pa numëruar e të palidhura me llastik.

Iriqi: - Po kush të jepte kaq para në Albani?

Mc:- Kush nuk më jepte, thuaj.

Iriqi: - Mund të na tregosh ca raste?

Mc: - Po.Sa zbrisja në Rinas më delnin para plot shefa policie. Pandehja se do më arrestonin për ndonjë faj timin, se unë nuk jam i virgjër de. Por ata pasi më linin në dorë blloqe me dollarë më kërkonin t’u fshihja nga një server i FBI-së ca përgjime që kishin bërë amerikanët për ta. Ishin pamje që flisnin për prishje provash në ca vrasje, apo pamje që këta shefa shoqëronin karvanë me makina plot hashash.

Iriqi:- Dhe ua zgjidhje këtë hall?

Mc: - U premtoja e kaq. Të shihje sytë e tyre ato çaste si ai fëmija i vogël kur baba i ble këpucë të reja.

Iriqi: - Po Rama sa të dha?

Mc: - Rama më bën të qesh sa herë e takoj. Se nuk më jepte para, por në syrin e tij më linte dikush çantën në dorë dhe Rama më thosh, nuk ta kam dhënë unë, kam dëshmitarë

Iriqi:- Po ç’të kërkoi?

Mc: - Ai veç një fiksim ka; Berishën. A mund ta bëjmë non grata, më pyeti. I thashë, po. Veç më jep fakte. E ai më lëshoi para copëra gazetash, kaseta televizionesh dhe llafe OJQ-sh. Me ato unë trokita deri lart. Sikur ishin verifikuar nga FBI e sikur Saliu rrezikonte Amerikën. Mbaj mend që kur u firmos Rama gjysëm ore në cel qante.

Iriqi: - Qante?

Mc: - Po, po. Ishte i lumtur. Të kam mik përjetë, më betohej. Më pas më doli nami që unë shpall “non grata” këdo e m’u sulën gjithë deputetët. Shqiptarët kanë shumë armiqësi mes tyre. Dikush donte “non grata” kundërshtarin, dikush komshiun e njëri më dha 20 mijë dollarë t’i bëja non grata, gruan. Po, po gruan e tij. Kam zënë një dashnore yll, më tha.

Iriqi: - Në këtë çmenduri kush të la më shumë përshtypje?

Mc: - Një deputet. Donte t’i hiqja reumatizmën.

Iriqi: - Vërtet?

Mc: - Po. Besonin se FBI bën çdo gjë. Bile një shoku i tij më tha me zë të ulët, kam kaluar tre infarkte byrazer, a m’i heq dy? Hahaha.

Iriqi: - Pse po qesh?

Mc:- Ngaqë ai vend është plot çudira. Kot quhet “Albani”, duhet të thirret “Marrëzi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco