Përfundon takimi për Asociacionin në ambasadën e SHBA-ve, reagon Jeffrey Hovenier

Përfundon takimi për Asociacionin në ambasadën e SHBA-ve, reagon Jeffrey Hovenier

14:05, 31/01/2023
A+ Aa A-

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u mbajt këtë të martë një takim në të cilin u diskutua në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përfundim të takimit reagoi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili përmes një psotimi në facebook, tha se SHBA-të vahdojnë të shtyjmë përpara për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot gjatë ditës, mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U jemi mirënjohës palëve të interesuara të që ishin të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco