Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kryemadhi në SPAK dhe përgjigjja për rolin e Ahmetajt, Gjiknurit e Agaçit në aferën e inceneratorëve

Kryemadhi në SPAK dhe përgjigjja për rolin e Ahmetajt, Gjiknurit e Agaçit në aferën e inceneratorëve

13:44, 31/01/2023
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, deputetja e PL, pasi ka dhënë dëshminë e saj ne SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve që e ka denoncuar, është pyetur nga mediat për rolin që kanë luajtur në këtë çështje që është në hetim, ish-ministrat, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri si edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Kryemadhi, në përgjigjen e saj, tha se roli i këtyre zyrtarëve të lartë ka të bëjë me mbështetjen financiare që i jepet nga buxheti i shtetit një kompanie që në fakt duhet të investonte vetë 128 milionë euro.

Pyetje: Znj. Kryemadhi, a ju dha informacion SPAK, a shkëmbyet informacion me SPAK se në ç’fazë janë hetimet për zyrtarë të tjerrë të lartë se është thënë që po hetohen rolet e disa ish-ministrave, si të Ahmetajt, Gjiknurit apo dhe roli i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, z. Agaçi?

Kryemadhi: Unë vazhdova me faktet e mia. Normalisht po vazhdoj ta them, inceneratori i Tiranës, një nga problemet ligjore që ka, përsa i përket edhe për z. Agaçi, edhe për z. Lefter Koka, ka të bëjë me rastin e mbështetjes financiare. Pra, mbështetja financiare që i është dhënë një projekti, i cili në kontratë nënshkruhet që do të investojë 128 milionë euro që ditën e parë. Pra, faktikisht veprimi që ka ndodhur që ditën e parë (nuk është rasti si në kontratat e Fierit dhe të Elbasanit, që janë kontrata që kanë mbaruar), janë kontrata që vazhdojnë në 30 vjet. Pra, edhe sot që flasim, edhe tani që jemi këtu, ne vazhdojmë dhe paguajmë para për inceneratorin e Tiranës edhe pse nuk ka incenerator, edhe pse nuk riciklohen, nuk diferencohen mbetjet. Kështu që mbështetja buxhetore që jepet nga qeveria shqiptare, nga Ministria e Financave dhe më pas kalon në bashkinë e Tiranës e bashkia ia kalon inceneratorit të Tiranës (e të njëjtën gjë bën edhe bashkia e Durrësit) pra janë të gjitha këto procese që identifikojnë dhe mbledhin të gjithë zinxhirin e funksionimit.

Pastaj se cili është roli i Ben Ahmetajt apo i Ëngjëll Agaçit, apo i Lefter Kokës, apo i autoritetit kontraktues, apo i Erion Veliajt, sigurisht që unë e kam bërë shumë të qartë dhe vazhdoj ta them se qoftë në rastin e inceneratorit të Elbasanit, qoftë të Fierit, por edhe të Tiranës (se i Tiranës vazhdon të jetë skenë krimi, vazhdon që ne të paguajmë, kurse dy kontratat e tjera janë të administruara tashmë nga qeveria shqiptare) kjo është ndarja e informacionit dhe mendoj që do të bashkëngjis edhe videot dhe materiale të tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco