Strazimiri – SPAK-ut: Ja ku mund ta gjeni akt – padinë, nuk ka nevojë ti shkruani Bardhit…

Strazimiri – SPAK-ut: Ja ku mund ta gjeni akt – padinë, nuk ka nevojë ti shkruani Bardhit…

13:29, 31/01/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD Gent Strazimiri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas njoftimit të SPAK se po niste një hetim për aferën Rama – McGonigal.

Strazimiri i ka kujtuar SPAK që fare lehtë dokumentet ku është qartësuar akuza dhe ku përmendet kreu i qeverisë Rama mund ti gjeni në adresën, Justice.gov.

“Cilido që është vërtetë i interesuar të hetojë aferën "Rama-McGonigal", nuk ka nevojë t'i shkruajë Gaz Bardhit...”, shkruan ish deputeti demokrat.

Ja postimi i plotë:

For IMMEDIATE RELEASE

---------------

Cilido që është vërtetë i interesuar të hetojë aferën "Rama-McGonigal", nuk ka nevojë t'i shkruajë Gaz Bardhit...

Cilido që është vërtetë i interesuar të dijë apo të disponojë akt-padinë e drejtësisë amerikane ndaj McGonigal, ku përfshihet për "Ryshfet" dhe "Konspiracion kundër sigurisë së SHBA" edhe Edi Rama, është i lutur të klikojë këtë link ZYRTAR, ku ZYRTARISHT është publikuar çdo akt akuzues dhe detyrimet përkatëse për veprimet hetimore që duhen kryer nga investigatorët amerikanë.

E gjen "brenda sekondës" jo "brenda ditës"...

Në të kundërt: SPAK YOU [🖕]

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco