Salianji gozhdon Peleshin: A të thirrën në SHBA për skandalin Rama-McGonigal?

Salianji gozhdon Peleshin: A të thirrën në SHBA për skandalin Rama-McGonigal?

13:25, 31/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka pyetur Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për skandalin Rama-McGonigal gjatë vizitës së tij në ShBA gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Salianji ka pyetur Peleshin se a e kanë thirrur në USA për skandalin Rama-McGonigal dhe a kanë kërkuar garanci për stabilitetin e vendit nga Ministri i Mbrojtjes në rast se ndodh gjë me Kryeministrin e Shqipërisë.

Pjesë nga diskutimi në mbledhje:

Salianji: A të kanë thërritur në USA për skandalin e Ramës me McGonigal? A kanë kërkuar garanci si Ministër i Mbrojtjes nga ju që në rast se ndodh gjë me Kryeministrit të ruhet stabiliteti i këtij vendi? A ka shqetësim ministri nga ndonjë hakmarrje e mundshme e kryeministrit në këtë rast?

Peleshi: Ishte vizitë e Shqipërisë pasi unë përfaqësoja Shqipërinë. Kishte filluar puna për të mbështetur Shqipërinë. Ju informoj që nga përtej oqeanit këto stuhi në gotë që ngrini ju atje dukeshin shumë qesharake. Nuk kishim kohë të flisnim me të gjitha nivelet. Nuk u trajtua as në intervistën me Zërin e Amerikës apo të tjera dhe as nuk u ngrit si pyetje. Nuk konsumojnë politikë kaq bajate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco