A e keni takuar Charles McGonigal? Niko Peleshi 'tërbohet' nga pyetja

A e keni takuar Charles McGonigal? Niko Peleshi 'tërbohet' nga pyetja

12:12, 31/01/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë nëse e kishte takuar personalisht ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Peleshi, në përgjigjen e tij, tha se nuk e ka takuar; por dhe nëse do ta bënte, nuk do të përbënte ndonjë lajm.

Pjesë nga debati:

Deputeti Ferdinant Xhaferraj: E keni takuar ndonjëherë McGonigal, ju apo drejtori i Policisë së Shtetit?

Ministri Niko Peleshi: Po s’u përgjigja, do duket sikur kemi ndonjë gjë për të fshehur.

Xhaferraj: Kur vjen një zyrtar i lartë i FBI takon kreun e SHISH, drejtorin e Policisë së Shtetit, kreun e SPAK, ai nuk takon vetëm kryeministrin, prandaj ju pyeta.

Niko Peleshi: E para nuk e përcaktoj dot unë hapësirën se ku duhet të diskutoni ju. Unë jam këtu për të dhënë llogari dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Mund të bëni edhe pyetje jashtë temës. Unë këtu kam ardhur si Ministër i Mbrojtjes, ndaj na u drejto në pozicionin për të cilin jemi thirrur.

Jo, nuk e kam takuar, nuk e di drejtori; por dhe po ta kisha takuar, nuk besoj se nuk përbën ndonjë lloji lajmi, pasi ne kur takojmë dikë nuk mund të shtiem fall dhe të parashikojmë që në të ardhmen nuk do kenë asnjë akuzë nga vendi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco