Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

‘Shqipëria qeveriset nga korrupsioni’/ Xhixho: Prioritet i Ramës, jo mirëqënia e shqiptarëve

‘Shqipëria qeveriset nga korrupsioni’/ Xhixho: Prioritet i Ramës, jo mirëqënia e shqiptarëve

11:35, 31/01/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka reaguar pas raportit të Transparency International, i cili e rendit Shqipërinë si një ndër vendet më të korruptuara të Europës.

Në postimin e saj në Facebook, Xhixho thekson se sipas dy raporteve të ndryshme, në Shqipëri qeveris korrupsioni dhe nuk është bërë asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, pasi prioriteti numër një i qeverisë është të rrëmbejë e të ndajë me klientët e saj pasuritë e vendit.

Sipas Xhixhos, kryeministri Rama nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar e sharë opozitën me paratë e vendit më të varfër në Europë.

Postimi i plotë:

Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë.

📌Sipas Transparency International, me 36 pikë nga 100, Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Europë.

📌Sipas BERZH, cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.

Dy raporte të ndryshme që dalin në të njëjtin konkluzion: në Shqipëri qeveris korrupsioni. Asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, sepse prioriteti numër një i qeverisë është të rrëmbejë e të ndajë me klientët e saj pasuritë e vendit.

📌PPP-të mbeten kërcënim për ekonominë e vendit, liria e medias është tkurrur dhe zëri i shoqërisë civile mbytet.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar e sharë opozitën me paratë e vendit më të varfër në Europë.

Këto janë të vërtetat përkundrejt propagandës qê i doli boja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco