Skandali Rama – McGonigal/ Ervin Salianji: Sa herë ka ngjarje Komisioni i Sigurisë merret me sporte

Skandali Rama – McGonigal/ Ervin Salianji: Sa herë ka ngjarje Komisioni i Sigurisë merret me sporte

11:01, 31/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë ngriti shqetësimin e skandalit të McGonigal dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij në këtë komision sot duhet të ishin thirrur institucionet e sigurisë për të raportuar për këtë ngjarje, që sipas tij “bënë lëmsh gjithë dynjanë”.

Një tjetër ngjarje për të cilën Salianji kërkoi të diskutohej në Komisionin e Sigurisë ishte edhe aksioni i policisë për kamerat e sigurisë.

“Komisioni i Sigurisë sa herë që ka ngjarje që kanë të bëjnë me sigurinë merret me ngjarje sporti.

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i madh me ish-drejtorin e kundërzbulimit në SHBA dhe një rast tjetër ku policia njofton se do vijmë t’ju heqim kamerat, kamera në gjithë Shqipërinë që nuk dihet se prej sa  vitesh.

Në këto kushte duhet të kishim thirrur institucionet. Nëse nuk vjen ministri të japë llogari në parlament, të paktën thërrisni ndonjë punonjës të japë llogari para qytetareve dhe para nesh.

Të kërkojmë informacionin e nevojshëm nga institucionet e sigurisë për një person që është bërë kryelajm në mediat botërore, McGonigal që në takim me kryeministrin dhe dy këshilltare privat bënë lëmsh gjithë dynjanë, korruptohet, jepen miliona euro vetëm për interesa politike të kryeministrit dhe kësaj qeverie. Ky komision nuk është komision që mat meritat sportive”, tha deputeti i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco