‘Opozita të mos shaj maxhorancën në gjuhë të huaj’ Vasili: Rama ndërkohë paguante mijëra euro për të sharë opozitën

‘Opozita të mos shaj maxhorancën në gjuhë të huaj’ Vasili: Rama ndërkohë paguante mijëra euro për të sharë opozitën

10:24, 31/01/2023
A+ Aa A-

Gjatë një intervistë deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur se kryeministri Edi Rama shumë herë ka thënë se opozita nuk duhet të shaj mazhorancën në gjuhën angleze.

‘E kemi dëgjuar shpesh Edi Ramën i cili vazhdimisht thoshte se opozita të mos e shaj në anglisht maxhorancën me të huajt. Një shprehje e përsëritur,e pësëritur. Po ky informacionet që i dërgonte përmes Agron Nezës në Amerikë i çonte në anglisht apo jo? shprehet deputeti i PL-së në videon e publikuar.

Vasili më pas ka publikuar këtë video nga emisioni në llogarinë e tij në Facebook ku krahas saj shkruan se është ky kryeministër që paguante me qese me qindra mijëra euro për të mashtruar e sharë në gjuhën angleze opozitën.

Statusi i Petrit Vasili:

Hahaha burrë serioz ky Rama s'ke ç’i thua. Ky Rama që kishte hall që opozita të mos shante në anglisht maxhorancën.

Është po ky Rama që paguan me qese me qindra mijëra euro për të mashtruar e sharë opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco