Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Gazetari amerikan: Hunter Biden dhe Duçka të lidhur me kompaninë kineze

10:02, 31/01/2023
A+ Aa A-

Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, në programin e tij, hedh dyshime se djali i presidentit amerikan, Hunter Biden është i lidhur me kompaninë kineze ku është i punësuar edhe Dorian Duçka, këshilltari informal i Edi Ramës.

“A mund të bëhet më keq se kaq kjo histori? A ishte Biden një agjent i huaj?

A kishte çarje në Shtëpinë e Bardhë që çonin informacion në Kinë nëpërmjet Hunter Biden?

Mike Flynn dukej i shqetësuar për këtë dhe ata dukeshin vërtet të shqetësuar për të hequr qafe Mike Flynn.

Epo është interesante që Hunter Biden ka marrëdhënie të ditura, të forta, të dokumentuara përmes raporteve të shumta me konglomeratin kinez të energjisë të quajtur CEFC, i cili dihet se i ka dhënë ryshfet zyrtarëve të huaj dhe ka përdorur para dhe influencë për të punuar në emër të Partisë Komuniste të Kinës.

Pra, le ta lidhim atë me historinë e FBI-së përsëri. Këtë javë u tregova disa herë se mbikëqyrësi i FBI që mendohej se po luante një rol kyç në hetimin mbi Trump, pretendohet se ai mund të ketë qenë një nga përfituesit e bakshishit të Alexander Downer Papadopoulos.

Emri i tij është Charles McGonigal. Nëse shikoni pikën 8 të aktakuzës së tij, mund të shihni pikërisht këtu, ata theksojnë se McGonigal dyshohet se ka marrë para nga zyrtarët shqiptarë, Personi A që punonte me këtë Personin B, dhe ky agjenti i FBI-së supozohet se po i merrte këto para për të arrestuar, mbyllur dhe hetuar njerëz që ishin kundërshtarë të shqiptarëve, që është diçka e çuditshme për një agjent të FBI-së, pasi kjo tingëlon dhe si korrupsion.

Pra, në aktakuzë do të shihni në pikën 8, se Personi B, me të cilin agjenti i FBI-së dyshohet se kishte të bënte, ishte një shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez dhe ishte këshilltar informal i kryeministrit shqiptar. Uau!

Pra, ky shqiptari është shumë i ndërlidhur, gjithashtu po punon me këtë konglomeratin energjetik kinez, i cili ka shumë të ngjarë të jetë i njëjti sepse nuk ka një tjetër që bën atë lloj biznesi të rëndësishëm në Shqipëri (Bankers Petroleum), i njëjti që merrej me Hunter Biden, gjithashtu i lidhur me Partinë Komuniste Kineze. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: sa thellë shkon kjo vrimë lepuri?” shprehet Bongino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco