Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Balla fshehu takimin me McGonigal, media e ‘gozhdon’

09:28, 31/01/2023
A+ Aa A-

Gjatë vizitave në Tiranë, ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i vënë në akuzë në SHBA, është takuar edhe me kreun e grupit të PS, Taulant Ballën. I pyetur nga SYRI TV, Balla konfirmoi takimin me McGonigal, por dha versione kontradiktore për natyrën e takimit me ish-shefin e kunderzbulimit të FBI

SYRI TV

Taulant Balla i shtohet listës së zyrtareve të mazhorancës që janë takuar me ish-shefin e kundërzbulimit në FBI, Charles Mcgonigal, i vendosur nën akuzë në SHBA, për një çështje ku përfshihet edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar pranoi se ka takuar ish-zyrtarin e lartë të FBI. 

Por Balla është kontradiktor në deklaratat e tij për takimin sekret duke thënë se ishte takim informal, por për çështje zyrtare.

Pas insistimit të Syri Televizion, i pyetur nëse kishte përfaqësues të ambasadës amerikane, siç e parashikon protokolli në raste të këtyre takimeve, Balla ngeli pa përgjigje.

Me këto deklarata, Taulant Balla duket se i ka shtuar një tjetër akuzë, ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, pasi pikërisht këto takime dhe bashkëpunimi i paautorizuar me qeverinë shqiptare, janë akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë.

Deklaratat e kreut të grupit parlamentar të PS u bënë në përfundim të mbledhjes së grupit, ku Balla i urdhëroi deputetët socialistë të mos diskutohet për këtë skandal dhe në rast kërkesë nga ana e PD, mazhoranca do të votojë rendin e ditës, pa diskutime, siç ndodhi në seancën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco