VIDEO-SYRI TV/ Cherie Blair mori mijëra euro nga Rama dhe Vuçic

09:15, 31/01/2023
A+ Aa A-

Kompania e bashkëshortes së Tony Blair, “Omnia Strategy” ka përfituar qindra mijëra euro nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për shërbimet e konsulencës në Shqipëri dhe Serbi.  Rrjeti investigativ BIRN ngre shqetësimin për pagesat ndaj Cherie Blair nga Ministria e Financave dhe marrëdhënien klienteliste Rama-Blair. Pak ditë më parë, Syri TV publikoi dokumentin me pagesat e qeverise për Cherie Blair, ku në 4 muaj ka përfituar 600 mijë euro nga buxheti i shtetit

SYRI TV

Kompania ligjore e Cherie Blair, bashkëshortes së Tony Blair,  ka marrë qindra-mijëra euro duke përfaqësuar qeveritë e Shqipërisë dhe Serbisë, vende që gjithashtu janë këshilluar nga  kompania e ish-kryeministrit britanik TBI.

Rrjeti investigativ BIRN ngre shqetësimin për pagesat e qeverisë shqiptare ndaj bashkëshortes së Cherie Blair.

Vetëm për periudhën prill-shtator të 2022, kompania e drejtuar nga Cherie Bler “Omina Strategy” ka përfituar qindra-mijëra euro nga qeveria për shërbime konsulences. Teksa citon ekspertët, BIRN sqaron se se në rastin e Shqipërisë, kryeministri Rama dhe Blair janë në në një marrëdhënie klienteliste.

Por kompania Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, TBI, dhe Omnia Strategy, kompania e Cherie Blair, e cila ofron shërbime të specializuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe arbitrim, të pyetur nga BIRN, mohuan të kenë konflikt interesi. Ndërkohë, Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Si TBI ashtu edhe Omnia Strategy kanë punuar edhe për Serbinë: TBI u angazhua më 2015 për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve digjitale të ofruara nga qeveria, ndërsa Omnia Strategy u listua më 2021 si avokati përgjegjës në një çështje të ngritur nga tre kompani telekomunikacioni kundër Serbisë.

Pak ditë më parë, edhe Syri TV publikoi pagesat e qeverise shqiptare  ndaj kompanisë së Cherie Blair.

Në 4 janar të këtij viti, studio ligjore e saj, “Omnia Strategy”, ka marrë pagesën e radhës nga Ministria e Financave, në vlerë mbi 230 milionë lekë të vjetra ose rreth 200 mijë euro. Prej shtatorit të vitit 2022, Sherie Blair ka përfituar nga qeveria shqiptare katër fatura, me vlerë totale rreth 650 mijë euro.

Zyrtarisht, pagesat janë kryer për shërbimet e konsulencës që “Omnia Strategy” ofron për qeverinë e Edi Ramës. Zyra e Cherie Blair përfaqëson Edi Ramën në procesin për anulimin e vendimit të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që detyron Shqipërinë të paguajë 140 milionë dollarë në favor të biznesmenit italian, Francesco Bechetti. Edi Rama ka deklaruar shpesh se e konsideron veten mik të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. Ish-politikani i lartë anglez, nga ana e tij, ka deklaruar se do të ofrojë falas shërbime ligjore në favor të qeverisë shqiptare, në përballjen e pritshme në Hagë mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e detit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco