VIDEO/ Murrizi: Dalja e Ramës sot, ishte sikur të kishte dalë nga spitali

18:24, 30/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv me Sonila Meçon ishte ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi.

Murrizi është shprehur se flama më e madhe për vendin është vjedhja galoponte që po bën Rama duke dalë çdo muaj nga tre skandale.

"Si një person në spital ishte dalja e Ramës sot për herë të parë pas skandalit me McGonigal.

Ishte i qetë dhe nuk pashë të kishte njerëz që hanin dardha pas atij, po vetëm breshkat, shqiptarët kanë një shprehje që kërcen prifti nga belaja ishte një humor sipas tij që ruhuni nga flama se është gjë e madhe.

Flama më e madh janë zullumet e Ramës që ndodhin çdo 10 ditë te 400 mijë eurot e pastrueses te 4 milion eurot që firmosi sot dhe qindra milionë euro që do të dalin avash-avash nga lobimet e tij. Ky ka punësuar të gjithë personat që ikin nga puna te Tony Blair te nusja e tij edhe shumë të tjerë, sepse 518 mijë euro ministria e Financës i ka dhënë gruas së Blerit.

Knut Fleckenstein është paguar dy vite nga Kuvendi i Shqipërisë si këshilltar, dhe mundet të thotë se ka ardhur veresi, ndërsa të tjerët nuk vijnë veresi si OJF që japin impakt në Shqipëri."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco