Kaso: Lista e anëtarëve të KZAZ sipas ligjit, e njëjta procedurë për KQZ-n, si në vitin 2018 me...

17:07, 30/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, Ivi Kaso.

Kaso ka shpjeguar të gjitha proceduarat konform ligjit për të regjistruar anëtarët e KZAZ në llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ai ka kërkuar që mos të shkelen procedurat dhe vendimet, të cilat i ato kanë miratuar në të shkuarën mbi këto situata, duke sjellë në vëmendje rastin e 2018 për të regjistruar partinë, Bindja Demokratike.

"Për të regjistruar subjektin zgjedhor në zgjedhje jo vetëm për të garuar, dhe marrë vota, ata kanë dhe përgjegjësi elektorale dhe për të menaxhuar një pjesë të mirë të procesit  siç është ajo e dhënieve të komisioneve në të gjithë nivelet administrim zgjedhor dhe hallkave të tjera.

Duhet që në këtë rast subjektet të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore si është rasti i PD që të dërgojë emrat dhe kandidaturat dokumentacioni plotësues për anëtarët të komisionit të nivelit të dytë por në momentin e regjistrimit si garues në garë zgjedhore të paraqesin një set dokumentash i cili shqyrtohet nga KQZ dhe është dokumentacioni bazë që certifikon vullnetin e partisë për të garuar.

Kodi zgjedhor ka disa parashikime strikte për sa i përket asaj që ka menduar legjislatori që subjekti duhet të paraqesë, e rëndësishme është që institucioni që menaxho procesin zgjedhor të bindet mbi ekzistencën e një subjekti politik të regjistruar sipas ligjit por mbi të gjitha për tagrat e përfaqësimit dhe organet drejtuese e një subjekti politik. Duke e lidhur këtë me të drejtën e tyre për të vepruar në emër të partisë ose subjektit politik dhe në këtë kontekst dokumentacioni ligjor që disponon  PD i referohem këtu të gjhithë ekstraktit historik që ky subjekt ka në regjistrin partive politike dhe por mbi të gjitha dhe vendimmarrjen e fundit të 25 marsit të viti të kaluar është dokumentacion i plotë i mjaftueshëm dhe ai që parashikon ligji që subjekti të regjistrohet në kqz.

Shqyrtimi  i dokumentacionit si e parashikon kodi zgjedhor mbi partitë politike. Kuvendin i 11 dhjetorit 2021 ka përcaktuar qartë jo vetëm statutin e ri të PD por edhe elementet identifikues si logoja flamuri dhe organet drejtuese të kësaj partie që janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve.  Të gjitha këto figurojnë në vendimin e gjykatës, ligji për partitë politike nuk parashikon që kjo vendimmarrje e gjykatë të jetë subjek shqyrtimi gjyqësor nga një subjekt tjetër ashtu sikundër ka tentuar pala tjetër ta fusin ë kalendat greke.

Ajo që KQZ duhet të bëjë është që vendimmarrjen që ne do ja paraqesim me të gjitha dokumentacioni plotësues ta raportojë me kriteret e ligjit zgjedhor dhe në fund ta vendosë regjistrimin e subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë sipas vendimmarrjes së fundit të gjykatës që i përket 25 mars 2022. Kujto që kemi një vendim të gjykatës së shkallës së parë që është i ligjshëm dhe në fuqi dhe ka efekt ligjor. Kjo vendimarrje mbahet penga nga mazhoranca që të mbahet peng për tu regjistruar në regjistrin partive politike vetëm ky fakt nuk duhet ta pengoj KQZ që të fillojë dhe ta zbatojë ajo e para sikundër institucionet e tjera".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco