Luan Baçi: Do të dalin prova të reja nga skandali Rama-McGonigal

Luan Baçi: Do të dalin prova të reja nga skandali Rama-McGonigal

16:50, 30/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Luan Baçi shprehet se përmendja e kryeministrit Edi Rama në dosjen e ish-agjentit të FBI "nuk është e rastësishme".

Sipas tij, kjo gjë është dhe një mesazh që "këtu ka një aferë korruptive".

"Përmendja e emrit të kryeministrit shqiptar nuk është e rastësishme. Është një mesazh që jepet se këtu ka një aferë korruptive. Takimet i në Tinanë de në New York janë tërësisht informale. Ardhja e një ish agjenti të FBI lë shumë për të dëshiruar", u shpreh Baçi për Ora News. 

Balla tha se e ka takuar zyrtarin e lartë amerikan dhe ka shkëmbyer eksperiencat.

Por deputeti Baçi thotë se do të dalin dhe prova të reja.

"Tashmë dalin dhe politikanë të tjerë të cilët kanë pasur takim me ish-agjentin e FBI. Të gjithë nuk ndihemi mirë që kryeministri i vendit tonë ka pasur marrëdhënie të dyshimta me një zyrtar të lartë të FBI që rezulton i korruptuar. Do të dalin dhe prova të tjera. Si kryeministër e ka për detyrë të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime. Marrëdhëniet e tij me të kanë qenë private dhe duke sulmuar opozitën. Kjo është e pamoralshme dhe shpjegon katrautën për eliminimin e opozitës", tha deputeti i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco