‘Thikë m'u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane’/ Meta: Para ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit

‘Thikë m'u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane’/ Meta: Para ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit

15:08, 30/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë tjetër për skandalin Rama-McGonigal, ku ka kërkuar hetim të plotë.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka postuar reagimin e ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë, Frank Shkreli i cili e quan skandalin, ‘thikë m'u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane’.

Meta i ka bërë thirrje drejtësisë që të zhvillojë një hetimi të plotë, të thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t'i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.

Postimi i plotë:

Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m'u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.

Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t'i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata! 🇦🇱🤝🇺🇸

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco