'Jo duartrokitës me pagesë'/ Këlliçi, mirënjohje qytetarëve që iu bashkuan Turit të Dëgjimit

'Jo duartrokitës me pagesë'/ Këlliçi, mirënjohje qytetarëve që iu bashkuan Turit të Dëgjimit

14:22, 29/01/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranë, i është mirënjohës banorëve të njesisë 2 në Tiranë, të cilët ndoqën me vëmendje dhe u bënë pjesë e Turit të Dëgjimit, takimeve të Këlliçit me qytetarët se si duhet të jetë, si duhet të zhvillohet Tirana.

“Faleminderit Njësia 2! Faleminderit qytetarëve që iu bashkuan Turit të Dëgjimit! Ritakohemi së shpejti”, shkroi Këlliçi në Fb dhe publikoi dhe fotot.

Po si nisi “Turi i Dëgjimit” i kandidatit demokrat? Këlliçi e ka shprehur më herët mendimin e tij se “Tiranës dhe shoqërisë shqiptare në tërësi i duhen të rinj kurajozë, të drejtpërdrejtë, që flasin hapur, që kërkojnë zgjidhjen e problemeve dhe jo mohimin e tyre. Kryebashkiakut të Tiranës nuk i duhen duartrokitës me pagesë dhe komplimenta nga "adresa fallco", por njerëz të vërtetë, që guxojnë për të vërtetën dhe e mbrojnë atë”.

Kësisoj, gjatë takimeve të kësaj natyre, Këlliçi dëgjoi direkt nga goja e banorëve të Tiranës se çfarë duhet të ndryshojë për ta, duke filluar nga furnizimi me ujë të pijshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco