Vasili: 17 pyetje për skandalin ‘McGonigal’ që tregojnë se Rama ka kapur Agjencitë e Sigurisë Kombëtare

Vasili: 17 pyetje për skandalin ‘McGonigal’ që tregojnë se Rama ka kapur Agjencitë e Sigurisë Kombëtare

14:12, 29/01/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

17 pyetje që tregojnë se McGonigal është prova e kapjes se Agjencive te Sigurisë Kombëtare nga Rama!

Siguria kombëtare është sot me e rrezikuar se kurrë për shkak te Rames.

Ne rast se agjencitë e inteligjencës shqiptare nuk do te ishin te kapura dhe do te kryenin detyrën  vetëm ne respekt te ligjit dhe jo sipas interesave personale te Edi Rames, afera McGonigal do te ishte neutralizuar me kohe dhe me pasoja minimale për vendin.

Ka disa pyetje te detyruara dhe te pashmangshme:

1. A është e vështire qe te kuptohej e zbulohej se lëvizjet e McGonigal ishin thjesht një veprimtari mafioze?

2. A është e vështire te kuptohej perse Kryeministri Edi Rama takohej me McGonigal ne prani te biznesmenëve private, qartësisht te dyshimte dhe pa asnjë tagër për te marre pjese ne takime mes kryeministrit dhe Drejtorit te Kundërzbulimit te FBI?

3. A kishte vështirësi te verifikoheshin personat private, aktive ne këtë afere, qofshin për veprimtarinë e tyre dhe qofshin për lidhjet qe ata kishin brenda dhe jashtë vendit ?

4. A kishte vështirësi qe shërbimet te viheshin menjëherë ne lëvizje pas përjashtimit total te tyre nga ana e Kryeministrit Rama ne takimet e tij me McGonigal ne detyrën e Drejtorit e kundërzbulimit te FBI?

5. A kishte vështirësi qe shërbimet te evidentonin qe fondet publike po shkonin ne kompani ku pjesëtare ishin oligarkë te sanksionuar nga SHBA dhe te lidhur me Putinin?

6. A ishte e vështire te evidentohej roli i Rosinit, ortakut te McGonigal, ndërkohe qe rekordet e Rosinit ishin tepër negative ne te shkuarën dhe te njohura botërisht?

7. A ishte vështire te kuptohej se përfshirja e Rosinit ne çështje shume te mprehta te politikes shqiptare, kur ai nuk kishte asnjë lloj tagri publik, ishte qartazi pjese e skenarit mafioz te cilit ai i shërbente?

8. A kishte vështirësi te verifikohej dhe monitorohej ngritja e "çuditshme" një firme private ne mes te Tiranes me ortake dy ish-agjente te FBI njeri prej te cilëve me rekorde shume kompromentuese si Rosini?

9. A ka vështirësi te zbardhej se ç'kuptim kishin lëvizjet e McGonigal neper Bashkite e vendit?

10. A kishte vështirësi te kuptohej se këto lëvizje përveçse një koperture mafioze nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë aktivitet te pastër publik ne ndihme te këtyre bashkive nga ana e McGonigal?

11. A kishte vështirësi qe këto shërbime te evidentonin me kohe te gjitha kontaktet me persona te McGonigal ne Shqipëri si dhe te zbulonin se këto kontakte s'kishin asnjë lidhje me veprimtari te pastër shtetërore si dhe qe persona me rekorde tepër komprometuese ishin pjesëtare konfidenciale te këtyre takimeve?

12. A kishin vështirësi shërbimet te kuptonin se lëvizjet shume te shpeshta te McGonigalit ne Shqipëri  ishin thellësisht te dyshimta dhe mbështetja e Kryeministrit Rama për të përfaqësonte një problematike tepër te rrezikshme?

13. A ishte e vështire te zbardhej roli i Gjiknurit si pjesëtar aktiv i aferës ndonëse nuk kishte asnjë atribut shtetëror për çështjet e sigurisë kombëtare pasi ishte thjesht ministër i Energjisë dhe nuk ishte as ministër i Brendshëm, drejtues i SHISH  etj?

14. A ishte e vështire te zbardhej roli dhe interesat, qe lidhnin Kryetaret e Bashkive nga Veriu e deri ne Tirane te kontaktuar me McGonigal?

15. Kush i pengonte shërbimet qe te vinin ne alarm shërbimet inteligjente amerikane, qe veprimet një zyrtari kaq te rendesishem te FBI si McGonigal kishin krijuar nje situate te tille kaq te dyshimte ne Shqipëri por, qe lidhej shume fort edhe me sigurinë kombëtare te SHBA ?

16. Kush i pengonte shërbimet, qe te komunikonin me shërbimet analoge te vendeve fqinje kur dukshëm McGonigal ka lëvizur intensivisht dhe ne mënyre qartësisht te dyshimte edhe ne shtet fqinje?

17. Shërbimet inteligjente, te cilat janë aq aktive kundër opozitës ne Shqipëri duke e përgjuar, monitoruar dhe evidentuar këmba këmbës atë, perse mbyllen sytë ne mënyre kaq flagrante përballe një situate te tille si rasti McGonigal?

Siguria kombëtare është ekstremalisht e rrezikuar ne Shqipëri me këto Shërbime Inteligjente te  kapura dhe shërbëtore te Edi Rames dhe jo rojtare te palëkundura te ligjit.

Mbi Agjencitë përgjegjëse te sigurisë kombëtare dhe shërbimet e inteligjencës rendojnë përgjegjësi te medha lidhur me veprimtarinë e McGonigal ne Shqipëri.

Sigurisht qe kjo përgjegjësi per mosveprimet e tyre duhet te dale deri ne fund sepse pasojat krijuara janë shume serioze.

SHBA me arrestimin e McGonigal treguan qarte se si mbrohet siguria kombëtare dhe se si respekti ndaj ligjit është detyrim absolut qe nga me i pari deri tek me i fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco