Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Mjerë 'Banorët' ç’heqin të prodhojnë zhurmë e skandale, për të kompensuar dëmin kolosal të dosjes McGonigal'

Mjerë 'Banorët' ç’heqin të prodhojnë zhurmë e skandale, për të kompensuar dëmin kolosal të dosjes McGonigal'

11:41, 29/01/2023
A+ Aa A-

Nga Sonila Meço.

Sa më shumë shtohen dëshmitë, dokumentet, artikujt, analizat për mega aferën McGonigal, ku një dosje e tërë lidhet me Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, aq më i madh bëhet orteku i lajmeve mbi personazhet e mbyllur në një shtëpi.

Drama me çdo kusht, tradhëti me yshtje, torturë psikologjike për një puthje, mundësisht shtatzani, në mos, të sajohen fëmijë, filmime në zona intime pa kursyer nënë me vajza adoleshente, heronj dite nga mosgjëja, vuajtje në kufijtë e tragjedisë…

Më kujtohet një sekuencë nga mjeshtëria e Laurel dhe Hardy, kur iu plas sherri me një banor vile luksoze, që nuk u pranoi t’i shisnin një bredh. Shtëpia e madhe e banorit u bë vendi i hakmarrjes së Stan dhe Ollie, ndërsa karroca e tyre e transportit me tre hekura u bë ajo e banorit të irrituar nga bezdisja e tyre.

Bjer shtëpisë ata, bjeri tre hekurave ky. Gjersa nisi të shkulë mjekrën e flokët se nuk barabiste dot dëmin. Shtëpia e tij e madhe, plot e pëprlot u jepte liri e hapësirë hakmarrjeje Stan-it dhe Ollie-t, ndërsa banori i gjorë mbeti me ato tre hekura të lodhura, u merua, ia dha vetes, që hakmarrja të shpagohej.

Ja kështu më ngjan kjo punë, mjerë banorët e personazhet e showbiz-it ç’do heqin të prodhojnë mjaftueshëm zhurmë, skandale dhe drama për të kompensuar dëmin kolosal të dosjes McGonigal.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco