Edi Rama midis McGonigal dhe Majakovskit

Edi Rama midis McGonigal dhe Majakovskit

10:07, 29/01/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i “Grand Juri”. Faktet fillestare të prokurorëve kanë qenë të mjaftueshme për të bindur anëtarët e trupit gjykues në vendimin e tyre. Hetimi tashmë ka marrë rrugë dhe faktet pasurohen çdo ditë.

McGonigal jo vetëm është korruptuar nga Rama për të realizuar qëllime politike, por dhe së bashku me të, brenda një filli rus, kanë sulmuar institucionet demokratike amerikane dhe vetë sistemin demokratik në thelb në një vend problematik si Shqipëria.

Gjylja e korrupsionit tashmë në këmbën e Ramës është bërë sa një mal. E ndërsa opinioni ka pritur prej ditësh një reagim të tij, ai qëndron i fshehur nuk dihet se ku. Në arratinë e tij ka zgjedhur të sfidojë kundërshtarët me vargje majakovskiane.

Duket cinike që për të celebruar forcën e fjalës shqipe të kolosit shqiptar Kadare, Rama zgjodhi vargjet e kolosit sovjetik. Shpjegimin Rama e parashtron krejt personal, duke shpalosur sfidën hipokrite të tij.

Nuk dihet në këtë pikë cili e ka frymëzuar më shumë Ramën në përsiatjen e tij, McGonigal apo Majakovski? Se Kadare jo e jo! Por një fakt majakovskian e intrigon akoma më shumë situatën. Majakovski i vargut “të fortë” plot tingull e oshëtimë iu dorëzua në fund depresionit! Ai vrau veten!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco