Berisha publikon FOTO-n: Rama me të shtrenjtin Duçka, që i sjell jo vetëm bosët e klanit Sinaloa

Berisha publikon FOTO-n: Rama me të shtrenjtin Duçka, që i sjell jo vetëm bosët e klanit Sinaloa

09:42, 29/01/2023
A+ Aa A-

Në vazhdën e skandalit McGonigal në të cilin është përfshirë kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot një foto-dëshmi të Kryeministrit Edi Rama me një nga personazhet kryesorë të përdorur prej tij për të krijuar lidhjet dhe kryer operacionet e veta jashtë vendit për përfitime personale e sidomos, kundër opozitës së shqiptare.

Berisha tregon: “Duçka, krenaria e Edi Ramës. Në foto është Rama me këshilltarin e tij, të shtrenjtin Duçka i cili i sjell në zyrë jo vetëm bosët e klanit Sinaloa, por edhe delegacione zyrtare të huaja. “

Kush është Dorian Duçka?

Image

Në shkrimin e Zërit të Amerikës për skandalin McGonigal, Duѯka përmendet si njeriu që ka punuar “pa pagesë” afër Ramës. Shkëpusim një fragment:

“Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, i cili kishte një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare dhe ka qënë ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare”.

Zoti Rama nuk dha asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, por dha disa shpjegime rreh marrëdhënieve të tij me ta. Për zotin Nezën ai tha se “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

Sa i përket zotit Duçka u mjaftua të shprehej se “ka qenë zëvendësministër i Energjitikës, në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë”. Zoti Rama nuk dha shpjegim se deri kur zoti Duçka ka punuar pranë tij. Herën e fundit që ata janë parë së bashku, të paktën publikisht, ka qenë në qershor të vitit të shkuar, kur zoti Duçka ishte pjesë e delegacionit që shoqëronte zotin Rama gjatë vizitës së tij në Kiev, e madje ishte dhe në tryezën e bisedimeve me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco