Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Meta përkrah kandidatit të PD për Lezhën: Fitore e padiskutueshme!

Meta përkrah kandidatit të PD për Lezhën: Fitore e padiskutueshme!

10:59, 28/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur këtë të shtunë nga qyteti i Lezhës.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka ndarë një foto me Dr. Pashk Gjonin, kandidatin për zgjedhjet lokale më 14 maj, në Lezhë, teksa theskon se ai do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës si Kryebashkiak.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta nisja ditën nga Lezha e mrekullueshme. I lumtur të takoja e njihja nga afër Doktor Pashk Gjonin i cili i ka shërbyer për 30 vite me humanizëm dhe besnikëri komunitetit të tij.

Jam i bindur se me vizionin dhe humanizmin e tij, Doktor Pashku do sjellë modelin e duhur të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes si Kryebashkiak i Lezhës në 14 Maj!

Partia e Lirisë dhe unë personalisht do e mbështesim fuqimisht Doktor Pashkun, jo vetëm për fitoren e tij të padiskutueshme dhe bindëse, por edhe në projektet e tij në shërbim të komunitetit. Integriteti dhe humanizmi i tij janë garanci e shkëlqyer se Bashkia e Lezhës do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Mirënjohës gjithmonë Lezhës të 2 Marsit dhe Besëlidhjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco