Perla e Dylgjerit: ‘Po me Lucën nuk ka ngrënë ky Peshku i Madh i FBI-së?’

Perla e Dylgjerit: ‘Po me Lucën nuk ka ngrënë ky Peshku i Madh i FBI-së?’

10:55, 28/01/2023
A+ Aa A-

Ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, jo vetëm që kishte lidhje të ngushta me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por ai e kishte Shqipërinë si shtëpinë e tij.

Dashnorja e tij e zemëruar, e cila e denoncoi te FBI, thotë se ai bënte vizita në mënyrë intensive në Shqipëri.

Përveçse është dekoruar nga një kryebashkiak i Edi Ramës, ai ishte fotografuar duke ngrënë darkë me kryebashkiakun tjetër të Edi Ramës, Safet Gjicin.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar me një ‘perlë’ pas këtij lajmi.

POSTIMI I PLOTE

Reforma: U bë në Shqipëri e pëlciti në FBI!

Po me Lucën nuk e paska ngrënë një peshk ky Peshku i Madh i FBI-së? Vetëm gica ha ky?

Por gjithsesi duhet vlerësuar. Ishte i planifikuar. Se e filloi "peshkimin" nga lart, Kosovë, Mal i Zi, Tropojë, Kukës, Shkodër... e po zbriste në Jug.

Po ç’e do?

Fati i zi. Nuk ishte e thënë. Çfarë të bën dashnorja, nuk ta bën senatorja! Ia theu grepin.

Thonë se e fillonte darkën me pyetjen: A dini anglisht?

Gicat në kor përgjigjeshin: Ca me gojë e ca me gisht!

Ok- u thoshte: Happy New Year!

Po s’e gëzoi Vitin e Ri... Reforma Kim në drejtësi triumfoi. Reformë vizionare.

U bë në Shqipëri dhe pëlciti në FBI!

Big fish! Urime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco