Mesazhi i koduar/ Dorian Duçka sfidon FBI-në nga Arabia Saudite

Mesazhi i koduar/ Dorian Duçka sfidon FBI-në nga Arabia Saudite

19:47, 27/01/2023
A+ Aa A-

Një nga personazhet kyçe të mega-skandalit që ka tronditur Amerikën dhe mbarë botën perëndimore, postoi një foto sfiduese sot nga Arabia Saudite.

Dorian Duçka, këshilltar informal i Edi Ramës, që sipas dosjes së FBI, përdor të gjithë elementët qeveritarë për të kryer punët e pista të Ramës, postoi një foto nga Arabia Saudite.

Ai bëri një simbol me duar, që në disa vende përkthehet si simbol i lamtumirës.

Të tjerë thonë se është simbol me mesazh sfidues.

Nuk dihet nëse ky mesazh i tij i drejtohet Edi Ramës apo FBI, e cila e ka përfshirë atë në hetimet për skandalin më të rëndë në këtë agjenci prej dekadash.

Dje u zbulua se në laptopin e famshëm të djalit të presidentit amerikan, Hunter Biden, nuk ndodhet vetëm emri i Charles McGonigal, ish-zyrtarit të lartë të FBI, por edhe i këshilltarit jozyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçkës.

Në rrjetet sociale është publikuar një email i djalit të diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden, ku Dorian Duçka i dërgon një ftesë për ta ndjekur në rrjetet sociale.

Edhe pse këshilltar informal, ai qëndron në paradhomën e Ramës dhe përdor të gjithë elementët qeveritarë, që nga emaili zyrtar dhe deri te pasaporta dipomatike, për të vepruar si njeriu i ngushtë i Ramës.

Dorian Duçka del bashkë me Edi Ramën në dosjen e Departamentit të Drejtësisë. Ai thuhet se punon për një konglomerat kinez. Ai ka lobuar për të korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për interesa të ngushta financiare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco