Thellohet skandali/ Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

Thellohet skandali/ Paraardhësi i McGonigal bëri ekspertizën e zërit të Geron Xhafajt

18:43, 27/01/2023
A+ Aa A-

Edi Rama nuk e ka ndalur për asnjë moment veprimtarinë e tij antiligjore duke paguar e shpërblyer lobistë ndërkombëtarë, oligarkë dhe mafiozë, për të mbuluar skandalet e panumërta të qeverisë së tij. 

Në vitin 2018, deputeti i PD, Ervin Salianji do të denonconte me disa audiopërgjime se si vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë dhe bënte pazare droge. Ai kishte rënë në kurthin e përgjimeve të Albert Veliut i njohur ndryshe si "Babale". 

Edi Rama, në vend që çështjen t'ia linte drejtësisë, ndërhyri duke orientuar keq hetimet, jo drejt të inkriminuarit, por për tek kallëzuesit e krimit. Çështje e cila vijon edhe sot e kësaj ditë nëpër gjykatat e Edi Ramës. Kush e mban mend, i kujtohet se Edi Rama brenda natës bëri analizat e zërit të Geron Xhafës dhe arriti në përfundimin se nuk kishim të bënim me vëllanë e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Rama nxitoi të dilte para opinionit publik e të thoshte se personi që bënte pazare droge dhe trafiku lëndësh narkotike drejt Italisë, nuk ishte Geron Xhafaj. 

Edi Rama në vitin 2018: Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën. Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiali. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore. Nuk jemi absolutisht përpara as edhe një prove kompromentimi të ministrit të Brendshëm, por jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik dhe të atij ndërkombëtar. 

Por Edi Rama nuk ndërhyri pa qëllim. Ai e kishte përgatitur skenarin dhe lobistët iu përgjigjën në kohë rekord. 

Syri.net ka mësuar se ekspertizën e zërit të Geron Xhafës e ka bërë pikërisht Louis Bladel. Laboratori ndërkombëtar anglez të cilit i është referuar Edi Rama 5 vjet më parë është as më shumë e as më pak lobisti Bladel me instrumentet e tij korruptivë dhe manipulativë. 

Jo më kot Edi Rama i ka paguar Louis Blades, paraardhësit të Charles McGonigal në postin e shefit të kundërzbulimit të FBI, plot 375 mijë dollarë për një shërbim që nuk dihet nëse është dhënë vërtetë dhe çfarë ka përfituar shteti shqiptar. Apo edhe shumat e tjera si ajo e 225 mijë dollarëve për McGonigal për të lobuar në SHBA kundër Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të opozitës. Kjo është vetëm pjesa e dukshme, por mendohet se afera arrin në miliona dollarë. 

Në 2018 kur edhe u denoncua çështja "Babale", kompania Ernst and Young, drejtuar dhe menaxhuar nga Luis Bladel, lidhi një kontratë me shtetin shqiptar ku do të bashkëpunonte me agjencitë vendase kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal. Kjo citohet nga vetë kryeministri Rama, në një postim në faqen zyrtare të kryeministrisë të datës 28 maj 2018, ku Rama nuk ka kursyer as vlerësimet për Bladel.

Kjo marrëveshje vjen si produkt i darkës sekrete mes Edi Ramës, Chales McGonigal, Agron Nezës dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 mars, e vetëm pak javë më vonë, Bladel vjen në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Syri TV ka siguruar një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku pikërisht për këtë kontratë janë gjetur shkelje.

Sipas raportit të KLSH, kjo VKM është sigluar sekret dhe kap vlerën e 375 mijë eurove, të cilat janë marrë nga Fondi Rezervë dhe Fondi i Kontigjencës e nga auditimi është konstatuar mangësi në dokumentacionin, apo me shkelje në përdorimin e tij, në 63% të vlerës. 

Pra, të gjitha, kontratat, bashkëpunimi i agjencive për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal, rezultojnë farsë, Rama i ka paguar miliona lekë për interesat e veta publike, për të mbuluar skandalet qeveritare dhe për të sulmuar kundërshtarët politikë përmes këtyre lobistëve zyrtarë të FBI. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco