Akil Kraja: Skandali më i madh në 32 vite marrëdhënie diplomatike me SHBA-në, largimi i Ramës emergjencë kombëtare

18:57, 27/01/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Syri Digjital' në Syri Tv ishte politikani i opozitës Akil Kraja ku u diskutuar sesi drejtësia amerikane dhe transparenca që buron nga ky shtet solli dhe zhveshjen lakuriq të synimeve të Edi Ramës.

Rama sipas tij ka paguar me para korrupsioni lobues, që të marrë peng dhe ta vrasë opozitën, për qëllimet që pushteti i tij të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

"Sot rasti McGonigal dëshmon atë që ne kemi kërkuar që në krye të herës, një proces të drejtë, dosje akses të sistemi i drejtësisë, transparencë. Teksa bëhet transparenca, teksa sistemi gjyqësor vihet në lëvizje  teksa dihet qartazi për çfarë po flasim dalin në pah korrupsioni i vërtetë, minimi i drejtësisë që –po dalin dita ditës në këtë skandal të jashtëzakonshëm diplomatik në 32 vitet e fundit.

Kujtoni para një viti që përfliteshe se gjoja opozita shqiptare ishte e influencuar nga lindja e largët dhe lindja e opozitës, aktualisht kryetari i PD është nën-grada dhe ët gjithë thoni shikoni çfarë ka ndodhur ndërsa ne kërkonim transparencë, faktet dhe një gjyq ku të ballafaqoheshim me akuzat, gjë që sot ende mohohet, ja ku erdhi drejtësia amerikane perëndimore që ne kërkojmë  ja ku erdhi dhe veprojë në mënyrën më shembullore. Aty është një dosje transparente ku flitet për para kesh, takime sekrete, takime me sipërmarrës për takime dhe vrasje, ku flitet dhe për interesat okulte dhe i njëjti person ishte në hetim për influenca  për të prishur zgjedhjet në Porto Riko.

Këta individë ishin të përfshirë në Porto Riko që me paratë e korrupsionit të influenconin në prishjen e zgjedhjeve atje.

Unë sot ndihem i lumtur që modeli amerikan që ne aspirojmë dhe modeli shtetit të drejtës triumfojë nëpërmjet transparencës dhe fakteve reale ku u zhvesh lakuriq  figura e Edi Ramës.

Ai ka kërkuar korruptimin, vrasjen dhe marrjen peng të opozitës duke influencuar, abuzuar dhe keqtrajtuar marrëdhënien aq jetike me Amerikën. Ky është një triumf i llogaridhënies dhe transparencës, kjo do të sjellë dhe fundin e Edi Ramës."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco