Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Petrit Vasili: Ja komploti i Ramës kundër Metës, ka lobuar që ta shpallte non-grada në kohën kur ishte president

Petrit Vasili: Ja komploti i Ramës kundër Metës, ka lobuar që ta shpallte non-grada në kohën kur ishte president

17:05, 27/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar një video ku gazetarja dhe aktivistja, Rezarta Çaushaj ka denoncuar lidjet e Ramës me zyrtarë amerikan që të goditet opozita dhe Ilir Meta.

Kujtojmë se, Meta në kohën që është tentuar që të shapllet nongrada në SHBA nga Rama dhe lobistët e tij, ishte kreu i presidencës, ndërsa janë munduar që ta cilësojnë si kreun e LSI-së dhe jo Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e saj Çaushaj u shpreh se: “Kryeministri shqiptar ka korruptuar që të goditet opozita. Është tentuar që të ngrihet dhe një çështje ku do të goditej Ilir Meta të cilin e kanë identifikuar si kryetarin LSI dhe jo presidentin e vendit.”

Postimi i Vasilit:

Nga kjo VIDEO del ne drite te diellit se Edi Rama ka paguar para, ka akaparuar keta te korruptuarit e FBI-së si Mc Gonigali dhe Rosini, qe ne vitin 2017, qe me te gjitha llojet e mashtrimeve te vepronin kundra Ilir Metes.

Çfare komploti!!

Çfare palaçosh te korruptuar dhe te shitur koke e kembe!

Ngaqe nuk ja dolen dot me Mc Gonigalin & co kundra Ilir Metes, Edi Rama megjithe palaçot e tij deshen ta shkarkonin ne parlament dhe u turperuan per faqe te zeze!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco